Ndeshja e fundit në shtëpi, Flamurtari dhuratë tifozëve

E Enjte, 17 May 2018 17:45

Flamurtari në takimin e rradhës do të luajë në shtëpi me Partizanin. Kuqezinjtë të cilët u dënuan nga Komisioni i Disiplinës pas ndeshjes me Vllazninë, kanë shlyer gjysmën e dënimit dhe do të presin Partizanin në shtëpi.

 Vlonjatët e kanë njoftuar këtë gjë përmes faqes së tyre në “Facebook”, ndërkohë që si ndeshja e fundit sezonale në shtëpi, ata kanë një dhuratë për tifozët. Nërkohë drejtuesit e klubit kanë vendosur që hyrja në stadium të jetë falas, në mënyrë numri i sportdashësve të jetë sa më i lartë.

Ky takim do të zhvillohet më 19 maj në orën 16:00.

POSTIMI I FLAMURTARIT

E shtunë, datë 19 Maj 2018, ora 16:00, në stadiumin “Flamurtari” Vlorë

HYRJA FALAS

Veç përballjes mes Flamurtarit dhe Partizanit, luhen edhe katër përballje të tjera dhe vëmendja kryesore është në Kamzë, aty ku vendasit presin skuadrën e Laçit. Nga ai takim mund të përcaktohet edhe se kush do të qëndrojë në Superiore. Nëse Kamza fiton, si dhe duke parë që Teutës i mjafton një barazim dhe Lushnjën e vendit të fundit, Vllaznia mund të jetë klubi që e pëson dhe bie në Kategorinë e Parë.

Por edhe Laçit i duhet  të fitojë për të ruajtur vendin e katërt në klasifikim. Kurbinasit janë të motivuar maksimalisht për të dalë me sukses nga kjo transfertë. Në Shkodër Vllaznia pret Kukësin dhe i duhet të fitojë të paktën me dy gola. Verilindorët shkojnë në këtë takim pa sulmuesin kryesor Sindrit Guri, i cili ndodhet në Belgjikë dhe pritet të nënshkruajë kontratën me KV Oostende, pas marrëveshjes mes klubeve. Në Gjirokastër luhet një tjetër takim ku pritet të mos mungojnë golat. Luftëtari është pranë arritjes së objektivit Europë dhe mund ta bëjë që në sfidën me Skënderbeun, që nuk është se ka ndonjë objektiv, përveçse të nxjerrë golashënues sulmuesin Ali Soue. Në Durrës Teuta do tentojë të fitojë me Lushnjën e vendit të fundit dhe më pas të gjithë do e kenë mendjen te pushimet...

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Reuters: Tsipras ka siguruar numrat për votimin e marrëveshjes së Prespës

Globi

Reuters: Tsipras ka siguruar numrat për votimin e marrëveshjes së Prespës

Ndërsa në parlamentin e Maqedonisë kishte filluar seanca për ndryshimet kushtetuese, Athina zyrtare i ka dërguar Shkupit një tjetër mesazh për rëndësinë e pranimit të marrëveshjes së Prespës. “Në Shkup duhet...

Fotoja si 15 vjeçare zbulon të vërtetën e operacioneve të Ronela Hajatit

Show-biz

Fotoja si 15 vjeçare zbulon të vërtetën e operacioneve të Ronela Hajatit

Është po e njëjta fytyrë sikurse tani, përvec moshës që ka ndryshuar, shkruan Kosovarja. Këngëtarja simpatike Ronela Hajati, është ndër më të pëlqyerat e momentit, e aq më tepër për karakterin...

Ëndrra në sirtar e Delinda Zhupës

Aktualitet

Ëndrra në sirtar e Delinda Zhupës

Delinda Zhupa është një nga aktoret më të dashura të humorit dhe pëlqehet shumë nga publiku shqiptar. Delinda është e njohur për personazhet e saj në Portokalli si ‘Psikologia’ apo ‘Çifti...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!