Sezon i suksesshëm, këpucët e Salah "përfundojnë" në Muzeun Britanik

E Enjte, 17 May 2018 16:15

Sezoni jashtëzakonshëm që ka kaluar Salah në Angli te Liverpool ka bërë që këpucët e tij të përfundojnë në koleksionin e famshëm egjiptian në Muzeun Britanik.

Me 44 golat e tij që e shpallën edhe fitues të ‘Kupucës së Artë’ në “Premier League” Salah ka arritur statusin e thesarit kombëtar në vendlindjen e tij. Ai është shpresa e madhe e Egjiptit për Kupën e Botës këtë verë, që në rast se rezulton ashtu siç pritet padiskutim mund të fitojë edhe “Topin e Artë”.

Tani impakti i tij është vlerësuar akoma edhe më shumë, me një palë këpucë adidas X17 Deadly Strike që iu shtuan koleksionit historik në muzeun britanik.

Pranë këpucëve, do të jetë një mumje 5,000-vjeçare nga varri i Nabamun dhe një skulpturë e Rameses.

Këpucët do të shfaqen për të parën herë duke filluar nga java e ardhshme, në prag të finales së Champions League të Liverpool ndaj Real Madrid.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.