Buffon: Kam oferta të reja pas ndeshjes së fundit me Juventusin

E Enjte, 17 May 2018 12:51

Portieri legjendar, Gianluiggi Buffon, ka njoftuar sot në një  konferencë për shtyp se të shtunën do të luajë ndeshjen e fundit me Juventusin.

Buffon nuk ka saktësuar nëse do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli aktiv, ai shprehet se ka shumë oferta, si për të vazhduar karrierën në fushë ashtu edhe në një post drejtuesi.

“Tre ditë më parë isha i sigurt që do t’i jepja fund karrierës time si futbollist, por tani po shoh se më kanë ardhur oferta shumë interesante nga klube si në Itali edhe jashtë saj. Javën e ardhshme do të vendos se çfarë do të bëj”, ka deklaruar Buffon në një konferencë për shtyp.

Ajo që dihet me siguri është se Buffon do të luajë për herë të fundit me fanelën bardhezi.

“Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit me bluzën e Juventus. Dua ta mbyll me dy fitore të rëndësishme, me shoqërinë e shokëve të mi dhe tifozëve. Nuk dëshiroja të largohesha si një lojtar me motorin e prishur. E nuk është kështu, jam krenar për këtë”, tha Buffon.

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 13:02

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.