Sezoni i rekordeve për Man.City-t, del “trajleri” i dokumentarit (foto)

E mërkurë, 16 May 2018 17:42

Sezoni që sapo është mbyllur në “Premier League” ka rezultuar fantastik për ekipin e Manchester City-it që jo vetëm arriti të fitonte por e bëri këtë duke vendosur edhe rekorde.

100 pikë, 32 fitore, 104 gola të shënuar, të gjitha edhe meritë e Pep Guardiolës që ka premtuar se dominimi i City-t do të vijojë.

Megjithatë, këto shifra të pabesueshme kanë merituar vëmendje dhe për këtë klubi ka vendosur të bëjë një dokumentar të prodhuar nga Amazon.

Sapo ka dël trajleri i parë i dokumentarit dhe ai duket spektakolar. Aty jepen pamje ekskluzive nga dhomat e zhveshjes, nga qendra stërvitore si brenda ashtu edhe jashtë. Gjithashtu edhe në fushën e Etihad.

All Or Nothing – Manchester City:

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.