Kupa e “Europa League”/ Atletico lufton për trofeun e tij të 3-të, Marseille për të hyrë në histori

E mërkurë, 16 May 2018 15:23

Sonte në mbrëmje në orën 20:45 në stadiumin Lyon të Francë do të zhvillohet takimi që vendos fituesin e “Europa League”. Skuadra favorite për të fituar trofeun është Atletico Madrid, fitore e cila do të ishte e treta për ekipin spanjoll.

Ndërkohë nga ana tjetër ekipi francez i Marsejës mund të ndihet e favorizuar nga fakti që ndeshja do të zhvillohet në vendin e tyre.

Madrilenët kanë fituar edicionin e parë pra atë të 2010-ës, vit ky kur turneu mori këtë emër duke zëvendësuar Kupën UEFA, si dhe triumfuan sërish në vitin 2012. Gjithashtu në sezonet e fundit, sipas renditjeve të UEFA-s, Atletico ka qenë gjithmonë pas Real Madrid si skuadra e dytë më e mirë e Europës.

Nga ana tjetër, Marsejezët luajnë finalen e tyre të parë evropiane që prej sezonit 2003-2004 kur me Fabien Barthez dhe Didier Drogba në radhët e tyre mundeshin nga Valencia në Kupën UEFA.

Megjithatë fituesin e kupës do ta mësojmë vetëm pasi ky takim të ketë mbaruar, ndaj një ndeshje e një rëndësie të tillë është për mos tu humbur.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Sport

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Lionel Messi shënon golin e avantazhit për Barcelona në minutën e 19. 1-0 udhëheqin blaugranat ndaj Girona në Camp Nou.

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Aktualitet

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Policia në Durrës ka arrestuar 28-vjeçarin Admir Koleci, banues në Manëz pasi së bashku me dy të tjerë plagosi me mjete të forta 55-vjeçaren Qesfere Koleci për shkaqe pronësie. Ndërkohë ende...

Dy shenja që tregojnë se është vetëm epsh, e jo dashuri

Lifestyle

Dy shenja që tregojnë se është vetëm epsh, e jo dashuri

Nëse keni filluar të dilni me dikë por thjesht nuk mund ta kuptoni nëse keni filluar ta dashuroni apo thjesht është diçka seksuale, atëherë vërtetë se jeni konfuz. Sarah Louise Ryan...