Zyrtarizohet, Guri kalon në ekipin belg për 1mln euro

Tuesday, 15 May 2018 20:22

Është zyrtarizuar transferimi i Gurit nga Kukësi te KV Oostende në Belgjikë.

Sindrit Guri, 24-vjeçari nga Shkodra është shpërblyer më në fund për të gjithë punë që ka bërë tek ekipi i Kukësit dhe ky shpërblim është transferimi në një klub europian.

Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë për plot tre sezone. Sot në mbrëmje ai do të udhëtojë për në Osstend për të zhvilluar testet mjekësore.

Personi i cili mundësoi transferimin e Gurit nga Kukësi në Superligën belge është menaxheri tashmë shumë i njohur në Shqipëri dhe Europë, Shkumbin Qorrmemeti.

Kjo marrëveshje është kryer me një përfitim të madh për klubin verilindor, plot 710 mijë euro shkojnë në arkat e klubit të Kukësit si dhe 20% të kontratës së lojtarit në rast se do të ketë shitje tjetër.

Në total shitja e tij kalon shifrën e 1 milionë eurove, ku pjesët përbërëse kanë fitimin e tyre.

Trajneri i KV Oostende, Hugo Broos e ka vëzhguar sulmuesin dhe është bindur menjëherë për cilësitë e tij. "Ai është një djalë i madh i fuqishëm me një nuhatje për gola. Unë jam i bindur se në kampionatin belg do të shkëlqejë. Një sulmues ishte prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të kënaqur që zgjodhëm Gurin për KV Oostende" tha Broos.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.