Një tjetër shqiptar në Botërorin e Zvicrës

Tuesday, 15 May 2018 16:37

Pas Xhakës, Shaqirit, Behramit, Xhemailit dhe Mehmetit, një tjetër shqiptar mund të jetë pjesë në radhët e skuadrës kombëtare të Zvricrës për në finalet e Kupës së Botës, Rusi 2018.

Tekniku Petkoviç pritet që këtë javë të zbulojë listën paraprake me 35 futbollistë, të cilët do të nisin përgatitjet dhe mediat zvicerane zbulojnë mes tyre do të jetë edhe talenti 21 vjeçar i Bazelit, Albian Ajeti.

Sulmuesi me orgjinë kosovare, vëlla më i vogël i mbrojtësit të kombëtares, Arlind Ajeti, është golashënuesi më i mirë i SuperLigës së Zvicrës me plot 16 gola në këtë sezon.

Albiani, ka zgjedhur të jetë pjesë e Zvicrës, me të cilën është aktivizuar në të gjitha ekipet e moshave. Ai ka qenë në shënjestër nga trajneri De Biasi në vitin 2015, por asnjëherë nuk arrit të konkretizohej mundësia që ai të zgjidhte Shqipërinë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.