“Bernabeu” do të rikonstruktohet në 2019, ja sa do të kushtojë stadiumi i Real Madrid

E Enjte, 10 May 2018 08:31

Presidenti i Real Madrid dhe ACS Group, Florentino Perez, vlerësoi që rikonstruktimi i stadiumit Santiago Berbanbéu, kostoja e të cilit do të arrijë rreth 400 milionë euro, do të kontraktohet në fillim të vitit të ardhshëm dhe shpjegoi se kompania e ndërtimit, në të cilën ai zotëron shumicën e aksioneve, nuk do të përfshihet.
Rikonstruktimi i Santiago Berbanbéu, kompania e ndërtimit ACS nuk do të marrë pjesë
Siç bën të ditur ‘Marca’, në deklaratat për shtyp pas mbledhjes së aksionerëve të ACS Group, Florentino Perez shpjegoi se nuk do të marrë pjesë në punimet e rikonstruktimit të stadiumit, në bazë të një marrëveshje me Këshillin e Administrimit të Real Madrid, anëtarët e të cilit kanë rënë dakord të shmangnin konfliktet e interesit me aktivitetet respektive.
Në mes të prillit, këshilli i qeverisë së Madridit miratoi projektin për rikonstruksionin e stadiumit Santiago Bernabéu, një hap që do të lejojë prishjen e dy kullave në skajet e fasadës perëndimore të stadiumit dhe qendrës tregtare, e njohur si “La Esquina del Bernabeu”. Procedura parashikon marrjen e lejeve të nevojshme për rikonstruktimin e stadiumit dhe rrethinave, me hapësirë 82.807 metra katrorë.
Pasi të përfundojnë punimet e urbanizimit, në zonën e Paseo de la Castellana do të krijohet një hapësirë e gjelbër me sipërfaqe 12.003 metra katrorë dhe pjesa tjetër e sipërfaqes publike do të jetë një zonë pedonale.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vdes aktorja e famshme në moshën 74-vjeçare

Show-biz

Vdes aktorja e famshme në moshën 74-vjeçare

Aktorja Sondra Locke, e cila ka është e njohur për pjesëmarrjen e saj në gjashtë filma me Clint Eastwood, ka vdekur në moshën 74 vjeçare. Ajo fitoi një nominim për Oskar...

Garë dyshe për Pochettinon, e duan dy super klube

Sport

Garë dyshe për Pochettinon, e duan dy super klube

Sipas të përditshmes angleze The Guardian drejtuesit e Realit të Madridit janë duke menduar për shkarkimin e teknikut të përkohshëm Santiago Solari pas humbjes historike 3-0 në shtëpi ndaj CSKA-së...

Chelsea dhe Arsenali në garë për yllin e Barcelonës

Sport

Chelsea dhe Arsenali në garë për yllin e Barcelonës

Denis Suarez do të largohet nga Barcelona në janar dhe dyshja e Premier Ligës, Arsenal dhe Chelsea janë në pozitën më të mirë për të nënshkruar me të Vendimi për lojtarin...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!