Cristiano Ronaldo në Itali synon rekorde të reja

Hënë, 07 Janar 2019 16:08

Dikush si Cristiano Ronaldo, i cili kërkon që të qëndrojë gjithmonë në majë, nuk mund të gjente një skuadër më të mirë  se Juventusi. Të dy palët janë ndjekje të rekordeve. Portugezi tashmë është ambientuar me shtëpinë e tij të re dhe është gati për një 2019-të plot suksese kolektive, por edhe personale. Askush tjetër përveç sulmuesit portugez nuk ka arritur dot të fitojë tre herë titullin si golashënuesi më i mirë i kampionatit në pesë ligat kryesore europiane siç janë Serie A, Premier League, Bundesliga dhe kampionati francez. Disa prej bomberave janë ndalur tek numri 2. Ibrahimovic në Itali gjatë kohës kur luante me Interin dhe Milanin dhe në Francë.

Cavani në po të njëjtat shifra dhe bashkë me të janë edhe Suarez e Dzeko. Ronaldo pasi është shpallur si golashënues me Manchester United në sezonin 2007-2008 dhe tre herë të tjera me Realin, me plot 48 gola në sezonin 2014-2015, synon që të shpallet mbret duke fituar sërish trofeun individual në tre liga të ndryshme europiane. 14 gola në Itali është një numër i kënaqshëm për sulmuesin dhe sigurisht premtues për t’u shtuar. Nëse Juventusi fiton sërish titullin kampion, i teti radhazi që duket mëse i mundshëm, do ta bënte Ronaldon të parin lojtar debutues në Serinë A që fiton kampionatin dhe çmimin si golashënuesi më i mirë . Aq sa për t’i kujtuar të gjithve se ai është numri 1.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Hyjnë ilegalisht, kapen 2 shqiptarë në aeroportin e Berlinit

Aktualitet

Hyjnë ilegalisht, kapen 2 shqiptarë në aeroportin e Berlinit

Dy shqiptarë janë ndaluar në aeroportin e Berlinit në Gjermani pasi nuk kishin leje qëndrimi në këtë shtet, ndërsa bashkë me to janë arrestuar edhe një turk dhe një shtetas...

Meri paralajmëron: Dashuria dhe paratë, kjo shenjë horoskopi do marrë një lajm të mirë këtë javë

Aktualitet

Meri paralajmëron: Dashuria dhe paratë, kjo shenjë horoskopi do marrë një lajm të mirë këtë javë

Mërkuri është lidhur pozitivisht me Neptunin, por nga ana tjetër ndodhet në një katërkëndësh pak të vështirë me Jupiterin. Do kemi sukses ne pune dhe ne krijimtari. Do ishte mire te...

Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Aktualitet

Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Skënder Dalipi denoncoi publikisht në korrik të vitit të kaluar prokurorin Spartak Çoçoli. Ai deklaroi se i kishte dhënë 1 milion lekë të vjetra prokurorit që të ndikonte në favor të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!