Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Saturday, 17 November 2018 21:31

Përfaqësuesja kosovare e futbollit dominoi totalisht në transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

Përballja në grupin 3 të ligës D foli më së shumti për skuadrën mike, e cila meritoi një sukses edhe më të thellë në stadiumin Ta’ Kali.

Kosova mori epërsinë pas çerek ore lojë me rrjetën e Muriqit, në një ofensivë e cila vendosi në panik prapavijën e ishullorëve. Por, skuadra e Shaland shpërdoroi të tjera shanse të pastra me Zenelin dhe Berishën, që u ndalën nga portieri maltez. Përfaqësuesja mike ruajti epërsinë, madje arriti të shënojë 4 herë të tjera me Kolollin, Rashicën dhe Donis Avdiajn. Ky i fundit impresionoi me lojën e bukur, madje shënoi dy herë, edhe pse zëvendësues.

Malta u shtur totalisht në prapavijë dhe finalizimi i Rashicës 4 minuta nga fundi ishte epilogu i një rrjedhe logjike të lojës.

Tani Kosova kryeson me 11 pikë. Në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit, ekipit i mjafton të mos humbasë me rivalët direktë, për t’u ngjitur një ligë më lart, e për të provuar një arritje historike si kualifikimi në Europian.

Modifikuar më Saturday, 17 November 2018 23:34

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pas sulmit në Strasburg, edhe Italia forcon masat e sigurisë

Globi

Pas sulmit në Strasburg, edhe Italia forcon masat e sigurisë

Pas atentatit terrorist në Strasburg, Italia ka përshpejtuar aktivizimin e planit special të sigurisë i parashikuar për festat e fundvitit.  Ministria e Brendshme Italiane ka mbledhur me urgjencë Komitetin e Analizës...

Ambasada amerikane: Tranzicioni i FSK-së, e drejtë sovrane e Kosovës

Bota Shqiptare

Ambasada amerikane: Tranzicioni i FSK-së, e drejtë sovrane e Kosovës

Ambasada amerikane në Kosovë ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në siç ka thënë forcë me mandat për...

Postimi prekës i Haradinajt: Plak, u ba ushtria

Bota Shqiptare

Postimi prekës i Haradinajt: Plak, u ba ushtria

Pas 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës, 14 dhjetori do të jetë ndoshta data e dytë zyrtare me më shumë peshë në shtetin e dytë të shqiptarëve në Europë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!