Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Premte, 16 November 2018 22:38

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban Bushi, i cili kishte afruar shumë emra të rinj në skuadër, ndërsa po bëhet gati për takimet e kampionatit të ardhshëm evropian.

Kuqezinjtë që në nisje treguan se ishin superiorë ndaj ishullorëve dhe e gjetën golin e parë falë sulmuesit të Partizanit, Rubin Hebaj. Shkodrani devijoi drejt portës një top në minutën e 35. Kuqezinjtë e rinj gjetën golin e dytë vetëm pak minuta më vonë. Protagonist sërish Hebaj, ndaj të cilit pati një faull në zonë dhe arbitri i takimit Juxhin Xhaja akordoi penallti.

Nga pika e bardhë e 11 metërshit, futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Omar Imeri, shënoi golin e dytë për Shpresat. Shqipëria do të luajë sërish ndaj Maltës ditën e hënë, në një tjetër miqësore, këtë radhë në stadiumin “Loro Borici”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

SHBA konfirmon mbështetjen për ushtrinë

Bota Shqiptare

SHBA konfirmon mbështetjen për ushtrinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një deklaratë pas votimit të ligjeve që i paraprijnë shndërrimit të FSK-së në ushtri. Deklarata e plotë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripohojnë...

Tension te protesta, studentët nuk pranojnë ushtarin e Veliajt, ja si e përzunë

Politikë

Tension te protesta, studentët nuk pranojnë ushtarin e Veliajt, ja si e përzunë

Ka pasur momente tensioni në protestën e studentëve që po zhvillohet përpara kryeministrisë. Disa prej të rinjve kanë dashur që të largojnë prej aty studentin dhe aktivistin e Lëvizjes për Universitetin...

VIDEO/ Korçë, studentët braktisin takimin më rektorin: Është si Rama

Politikë

VIDEO/ Korçë, studentët braktisin takimin më rektorin: Është si Rama

Protesta e studentëve në të gjithë Shqipërinë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Ndërkohë Studentët e Universitetit të Korçës kanë braktisur një mbledhje të Senatit. Nervozimi erdhi pas fjalimit të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!