Një rikthim i bujshëm për Milanin

E Enjte, 08 November 2018 22:11

Gattuso ka në dispozicion vetëm dy sulmues të mirëfilltë aktualisht dhe në këtë situatë drejtuesit e klubit janë vënë në kërkim të një tjetër lojtari për fazën ofensive.

Zlatan Ibrahimovic dhe Alexandre Pato janë në listën e Leonardos dhe Maldinit, me suedezin dhe brazilianin që projektohen të vishen sërish kuqezi. Gattuso, përveç Paqueta, pret edhe një përforcim tjetër në muajin janar për sulmin, ku në garë janë pikërisht të sipërpërmendurit.

“Bomberi” i Los Angeles Galaxy në të vërtetë mbetet i preferuari i të gjithëve, por si gjithnjë, kontroversi Ibra vendos dy kushte për transferimin e tij: një kontratë prej 18 muajsh dhe një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, kërkesa që duket se kanë ftohur pak entuziazmin e madh që krijon emri i tij, duke qenë se në Milanello shpresonin ta merrnin në huazim për një hark 6-mujor, duke i siguruar një pagë prej 1.5 milionë eruosh. Kërkesa e tij bën diferencë thelbësore në këtë tratativë, por, gjithsesi, Raiola po përpiqet ta bindë suedezin të ulë disi pretendimet për t’u rikthyer në Milano.

Nga ana tjetër qëndron Pato, që pret me padurim një rikthim të tij në Milano, aty nga ku është larguar me konsensus. Alexandre Patos shfaq nostalgji për Italinë nga Kina e largët që, edhe pse mund të jetë një minierë e ari në termat financiare, nuk është maksimumi për ambiciet profesionale.

Brazilani 29-vjeçar kërkon të kthehet në lojë dhe për këtë është i gatshëm të ulë dhe pretendimet tij financiare, por me gjithë dëshirën e mirë të Patos drejtuesit e kuqezinjve kanë disa dyshime për të. Edhe pse statistikat flasin pozitivisht për të, pas impenjimit prej 1 viti e gjysmë te skuadra kineze e Tianjin Quanjian, me 31 gola në 47 ndeshje, është vetë niveli i Superligës Kineze që shton pikëpyetjet për të.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha flet se kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën

Politikë

Basha flet se kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ndodhur përballë një panel;i gazetarësh në emisionin ‘360 gradë’ foli dhe për kandidatin që do të përfaqësojë opozitën ën zgjedhjet lokale të vitit të...

Gati marrëveshja për BREXIT

Globi

Gati marrëveshja për BREXIT

Teksti i Traktatit të Daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian është gati dhe do t’i prezantohet qeverisë britanike të martën. Lajmin e dha kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier.  “Parametrat...

Unaza e re, Basha: 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq

Aktualitet

Unaza e re, Basha: 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e "360 Gradë" në Ora News, e konsideroi të padrejtë shembjen e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!