Mancini i ngopur me mosfitoret e Italisë

E Enjte, 11 October 2018 09:05

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, ka thënë se është i lodhur me mosfitoret, pasi skuadra e tij barazoi në ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës.

Goli i Federico Bernardeschit në minutën e 55’ nuk ishte i mjaftueshëm pasi u barazua nga Ruslan Malinovskiy në rezultatin përfundimtar 1-1 të mërkurë.

“Jam i ngopur me mosfitoret dhe kështu janë edhe të tjerët”, ka thënë Mancini pas ndeshjes.

“Gjëja pozitive është se skuadra luajti futboll të mirë për një kohë të gjatë”.

“Ishte një miqësore, kështu që shpresojmë në fitore të dielën. Është e qartë, tifozët janë të dëshpëruar kur skuadra nuk fiton”.

“Nëse do ta shënonim një gol tjetër, të gjithë do të ishin të lumtur me paraqitjen”.

Italia e ka fituar vetëm njërën prej 10 ndeshjeve të fundit nën menaxhimin e Mancinit.

Të dielën në kuadër të Ligës së Kombeve, Italia do të ndeshet me Poloninë në Chorzow. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Haradinaj: Nuk ka ekstradim të Babales pa kaluar të gjitha etapat ligjore

Aktualitet

Haradinaj: Nuk ka ekstradim të Babales pa kaluar të gjitha etapat ligjore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur gjatë vizitës së tij në Tiranë për mundësinë e ekstradimit nga Kosova të Albert Veliut i njohur si Babalja, i cili shfaqet në...

96 orë pasi nisi punën, Tirana zyrtarizon Ardian Memën

Sport

96 orë pasi nisi punën, Tirana zyrtarizon Ardian Memën

Të premten e kaluar, më datë 12 tetor, Ardian Mema prishi kontratën me Flamurtarin, ku ishte në rolin e zëvendës-trajnerit dhe nisi menjëherë punën te Tirana e tij. Skuadra ku...

Tre akuza, gangsteri Arda Turan mund të kalbet në burg

Sport

Tre akuza, gangsteri Arda Turan mund të kalbet në burg

Arda Turan, një futbollist i nivelit botëror që shumë shpejt mund të kthehet në një të burgosur të nivelit botëror. Mesfushori i huazuar nga Barcelona te Bashakshehiri në Turqi është në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!