Anglia shkon në Kroaci për “hakmarrje”

E Enjte, 11 October 2018 08:30

“Tre luanët” do të zbarkojnë në stadiumin e Rijekës të premten për zhvilluar përballjen me Kroacinë në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Është një “ripërsëritje” e gjysmëfinales së botërorit dhe tifozët anglezë shpresojnë që Anglia do të arrijë të hakmerret ndaj Kroacisë për disfatën që pësoi këtë verë dhe që e la jashtë finales së madhe në Rusi 2018.
Në favor të ishullorëve është stadiumi bosh i imponuar nga dënimi i UEFA-s për një kryq nazist të tifozëve, por hierarkia e grupit 4 është e komplikuar, me 3 gjigantë botërorë si Spanja, Kroacia dhe Anglia. Pasi dështuan në mënyrë të bujshme në premierën e Nations League me humbjen 6-0 ndaj iberikëve, lojtarët dalmatë do të synojnë 3 pikët e para në kompeticion, transmeton kp.
Kroacia do të jetë pa lojtarë veteranë si Manxhukiq, Subashiq dhe Çorluka, ndërsa dëmtimet do të privojnë kombëtaren kroate edhe nga Vrsaljko, Brozoviq, Barishiq, Lovre Kaliniq dhe Duje Cop. Janë rikthyer në skuadër Lovren dhe Ante Rebiq, që munguan në premierën ndaj Spanjës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zjarr në kopshtin e fëmijëve, mensa përfshihet nga flakët

Aktualitet

Zjarr në kopshtin e fëmijëve, mensa përfshihet nga flakët

Panik ne nje kopesh femijesh ne Lezhe. Zjarri qe perfshiu konviktin e shkollës “Kolin Gjoka” në Lezhë ka krijuar frikë dhe panik pasi në këto ambiente janë dhe fëmijët e...

Nxënësit e shkollës "At Gjon Karma" bojkotojnë mësimin

Aktualitet

Nxënësit e shkollës "At Gjon Karma" bojkotojnë mësimin

Nxënësit e Shkollës së Mesme "At Gjon Karma" në Gur të Zi në Shkodër sot kanë bojkotuar orën e parë të mësimit. Shkak për bojkotimin e mësimit është bërë mungesave e...

Zbulohet varri antik në Egjipt

Globi

Zbulohet varri antik në Egjipt

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një varr antik më shumë se 4,400-vjeçar në kompleksin e piramidave të Sakaras. Varri privat, rreth 10 metra i gjatë dhe 3 metra i lartë, mendohet se...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!