VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

E Enjte, 20 September 2018 22:57

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad Luliç i Lacios. Futbollisti boshnjak, në ndeshjen e sotme të Ligës së Europës përballë Apollon të Qipros, ka bërë një gabim të pabesueshëm para portës kundërshtare.

Në minutën e 89 të takimit, një pasim i saktë i Imobile i dha mundësinë atij të shfaqej i vetëm para portës. Futbollisti kaloi portierin dhe iu afrua zonës së vogël, por siguria e tepërt bëri që të gabonte gjithçka dhe gjuajtja e tij e lehtë drejt rrjetës u ndal para se të kalonte vijën fatale nga një mbrojtës.

Rast i pabesueshëm, i cili mund t’u kushtonte shumë shtrenjtë Lacios, pasi me rezultatin 2-1, në minutën e fundit shtesë, Zhoao Pedro iu afrua shumë golit të barazimit me një gjuajtje që për fatin e mirë të Luliç, përfundoi mbi traversë.

Modifikuar më Premte, 21 September 2018 00:14

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Mali i Zi, vendi i 29-të kontribuues në KFOR

Globi

Mali i Zi, vendi i 29-të kontribuues në KFOR

Nga sot, Mali i Zi është vendi i 29-të që kontribuon në misionin më të gjatë dhe më të suksesshëm të NATO-s, KFOR. Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Salvatore Cuoci kryesoi...

Trump: Karvani sulm ndaj Amerikës

Globi

Trump: Karvani sulm ndaj Amerikës

Presidenti Donald Trump thotë se karvani i imgrantëve që është nisur drejt Shteteve të Bashkuara nga kufiri jugor me Meksikën, përfaqëson “një sulm ndaj Amerikës”. Këto komente Presidenti i bëri...

Çfarë është Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme ose INF?

Aktualitet

Çfarë është Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme ose INF?

Presidenti Donald Trump është zotuar të tërhiqet nga një marrëveshje e rëndësishme e armëve nga periudha e Luftës së Ftohtë me Rusinë, duke akuzuar Moskën për shkelje të saj. Ja...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!