Daja apo Shehi, kush do dominojë të hënën?

E Enjte, 13 September 2018 11:43

Ky sezon ka ardhur shumë ndryshe për Ilir Dajën dhe Orges Shehin, të cilët para një viti ishin pjesë e një skuadre dhe kishin të njëjtin qëllim.

Daja kërkon të fitojë gjithçka ashtu si edhe Orges Shehi, por këtë herë për skuadra të ndryshme.

Daja këtë vit është në drejtimin e Flamurtarit, ku ka marrë tre fitore dhe një barazim në katër ndeshje zyrtare, ku po të njëjtën gjë e ka bërë edhe Orges Shehi te Skënderbeu, i cili është për herë të parë në postin e trajnerit.

Daja është në rrugën e mbarë, po ashtu si edhe Shehi, megjithatë, e hëna do të jetë dita e së vërtetës, pasi këto skuadra do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin “Flamurtari”. Një ndeshje që do të përcaktojë udhëheqësin e ri të Superiores.

Daja i ka të gjithë të gatshëm, por sfida kundër Shkumbinit në Kupën e Shqipërisë tregoi se ka pak vështirësi me gjetjen e rrjetës, gjë për të cilën Skënderbeu tregoi të kundërtën  duke siguruar një fitore pa probleme në Koplik.

Megjithatë, mund të themi se janë dy skuadra me të njëjtin nivel, diferencën mund ta bëjë sulmi, Flamurtari ka disa emra, ndërsa Skënderbeu përdor Krasniqin apo Muzakën e Filin. Gjithsesi duhet parë të hënën se cili do jetë më i fortë dhe më afër titullit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shfryhet show i Ramës, dalin nga burgu dy ish-deputetët e PS

Aktualitet

Shfryhet show i Ramës, dalin nga burgu dy ish-deputetët e PS

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Cuko të arrestuar në kuadër të operacionit "VOL-VO4", ndërsa ka lënë në burg...

Gruevski në Hungari përmes Tiranës? Policia e Shtetit nis verifikimet

Aktualitet

Gruevski në Hungari përmes Tiranës? Policia e Shtetit nis verifikimet

Policia e Shtetit ka nisur verifikimet në dy pikat kufitare Rinas dhe Qafë Thanë, pas lajmit se Gruevski ka kaluar në Hungari përmes Shqipërisë.Burime konfirmojnë se do kontrollohen listat e...

Kryebashkiaku i Durrësit ka pasur komunikim me bandën e Avdylajve

Politikë

Kryebashkiaku i Durrësit ka pasur komunikim me bandën e Avdylajve

"Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të kishte arrestuar brenda ditës, uzurpatorin e bashkisë së Durrësit, Vangjudh Dakon, jo vetëm prej dëshmisë publike së Avdylajt, por se lënia e Dakos...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!