Modric zgjedh Realin, “shkatërrohet” ëndrra e Interit

Premte, 10 August 2018 16:47

Ka më shumë se dy javë që në Spanjë e Itali diskutohet për transferimin e Luca Modric. Për kroatin ka pasur me të vërtetë tratativa, por spanjollja “AS” së fundmi ka dalë me njoftimin se 32-vjeçari ka vendosur të qëndrojë te Real Madrid.

Ky burim bën me dije se futbollisti më i mirë i Botërorit ka qenë i tunduar nga oferta e zikaltërve që i ka ofruar një kontratë 4-vjeçare me 10 mln euro në sezon plus 2 vite të tjera te kinezët e Jiangsu Suning, skuadër e cila ka pronar të njëjtë me të Interit.

“AS” shkruan se kjo ka qenë dëshira e lojtarit që në fillim të kësaj historie pavarësisht se ai ka heshtur. Po ky burim shton më tej se se pas bisedës që ka pasur me familjarët Modric ka vendosur përfundimisht të qëndrojë te Real Madrid.

Për ta bindur ‘galaktikët’ i kanë premtuar rritje rroge, pasi 6.5 milionë eurot që përfiton aktualisht janë larg asaj që merr Ramos dhe Bale, nga 11 milionë euro, apo Benzema dhe Kroos, nga 8.5 milionë euro.

l mj

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dy shenjat që tregojnë se lidhja ka potencial afatgjatë

Lifestyle

Dy shenjat që tregojnë se lidhja ka potencial afatgjatë

Nëse lidhja juaj e re i prekë të këto shenja nga pak, atëherë është e arsyeshme të mendoni se mund të keni një lidhje të shëndetshme dhe të gjatë. Sidoqoftë, nëse...

Sekretet e njerëzve që kanë memorie të fortë

Lifestyle

Sekretet e njerëzve që kanë memorie të fortë

Memorizimi është një fakt që me kalimin e viteve mund dhe të dobësohet, ndaj gjithmonë është e rëndësishme që të bëni kujdes sidomos me ushqimet për të qenë gjithmonë në...

Foto/ Griezman tallet rëndë me Ramos-in, mbrojtësi i Realit ‘kurorëzon’ mbret francezin

Sport

Foto/ Griezman tallet rëndë me Ramos-in, mbrojtësi i Realit ‘kurorëzon’ mbret francezin

Mbrëmë u luajt ndeshja për Superkupën e Europës të këtij viti, ku Atletico Madrid mposhti mbrëmë Real Madrid me shifrat 4-2. Siç e ka Griezman që gjithmonë mendon t’ia bëjë akoma...