Kukësit i rrezikohet ndeshja në Europa League, Gjeorgjia bllokon vizat

Tuesday, 07 August 2018 18:21

Ekipi i vetëm shqiptar i mbetur në garë në kupat e futbollit kontinental është duke u përballur me një problem jashtë fushe, që mund të cënojë rrugëtimin e saj.

Verilindorët kanë shtyrjen e ndeshjes së turit të tretë të Europa League me Torpedo Kutaisin, pasi 4 lojtarë të formacionit verilindor nuk kanë marrë viza nga shteti gjeorgjian.

“Katër lojtarë të ekipit tonë nuk janë pajisur me vizë hyrëse nga autoritetet gjeorgjiane. Konkretisht Fait Reginaldo nga Mozambiku; Valon Ethemi dhe Edis Maliqi nga Maqedonia; si dhe Fatjon Maloku nga Kosova. Është shkëmbyer i gjithë dokumentacioni i duhur me klubin pritës dhe Konsullatën gjeorgjiane në Stamboll, atë shqiptare në Stamboll, kemi vënë në dijeni Ministrinë shqiptare të Jashtme, sikurse dhe delegatin e UEFA-s, që të na ndihmojnë në përshpejtimin e marrjes së vizave. Nga klubi dhe autoritetet gjeorgjiane na është premtuar se ky problem do të zgjidhet, por nisur nga kjo situatë, në rast të mosdhënies së vizave për këta lojtarë, ndeshja duhet të shtyhet”, shkruhet në komunikatën e Kukësit.

Sipas kuksianëve, arsye që nuk kanë të bëjnë aspak me futbollin po cënojnë aventurën europiane të klubit, për gjeste që dëmtojnë lojën më popullore në planet dhe cënojnë “Fair Play”-n. Ndeshja mes Torpedo Kutaisit dhe Kukësit është programuar nga UEFA të luhet më 9 gusht, në orën 21:00.

Modifikuar më Tuesday, 07 August 2018 18:22

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vendet ku dënohet me burg tradhtia bashkëshortore?

Aktualitet

Vendet ku dënohet me burg tradhtia bashkëshortore?

Të tradhtosh bashkëshortin është ende e paligjshme në disa shtete. Shumica e shteteve tradhtinë bashkëshortore e përcaktojnë si akt mashtrimi, marrëdhënien seksuale mes një personi të martuar dhe një person...

Njollat e bardha në lëkurë – Shenjat e mungesës së vitaminave në organizëm

Aktualitet

Njollat e bardha në lëkurë – Shenjat e mungesës së vitaminave në organizëm

Njollat e bardha në lëkurë ndryshe quhen Vitiligo. Ky problem shëndetësor shfaqet në çdo pjesë të trupit. Një karakteristikë e këtyre njollave është se janë simetrike. Pra nëse këto njolla dalin në...

Për 60 ditë/Receta me rozmarinë për problemet me mëlçinë

Aktualitet

Për 60 ditë/Receta me rozmarinë për problemet me mëlçinë

Përdorimet mjekësore të rozmarinës datojnë që në lashtësi. Kjo bimë çmohet si mirëmërëse për gjithë organizmin dhe për shëndetin e mëlçisë gjithashtu. AgroWeb.org sjell më poshtë një kurë të shëndetshme dhe krejt...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!