FIFA nxjerr një urdhër të çuditshëm: Nuk lejohen më femra …

E Enjte, 12 July 2018 20:16

Udhëheqësi i FIFA-s për qëndrueshmëri dhe diversitet Federico Addiechi u ka dhënë urdhër të gjithë transmetuesve të shfaqin sa më pak pamje të femrave të bukura në shkallët e stadiumit si pjesë e përpjekjeve për të shmangur seksizmin në futboll.

Organi qeverisës i futbollit botëror do të marrë një imazh më të respektueshëm të tifozëve femra që ndjekin ndeshjet, pasi të mërkurën u ngritën informacione mbi mediat e FIFA-s pasi u pikasën shumë raste të ngacmimeve seksuale gjatë Kupës së Botës.

Pothuajse gjysma e ngjarjeve të tilla ka ndodhur në kohën kur gazetare femra kanë qenë në transmetim të drejtpërdrejtë në televizion.

Addiechi tha se FIFA do t’u kërkojë transmetuesve kombëtarë të ndalojnë fokusimin e pamjeve te femrat tërheqëse në stadiume për të parandaluar incidentet e mundshme “seksiste”.

Ndërsa përsa i përket faktit se racizmi u quajt çështja më problematike e Rusisë para Kupë së Botës, asnjë rast diskriminues nuk është raportuar deri më tani, tha drejtori ekzekutiv i një organizate që lobon për barazi në futboll, i cili vlerësoi organizatorët e turneut për mikpritje të ngrohtë ndaj miqve ndërkombëtarë.

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 20:32

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Drithërima në Korçë, Skënderbeu barazon në fund të ndehsjes kundër Tiranës

Sport

Drithërima në Korçë, Skënderbeu barazon në fund të ndehsjes kundër Tiranës

Nuk ka fitues në supersfidën mes Skënderbeut dhe Tiranës. Një gol i Oto John 3 minuta nga fundi shpëtoi skuadrën e Orges Shehit nga humbja.Për Tiranën shënoi Edon Hasani në...

Vetëhelmohet e reja në Krujë

Aktualitet

Vetëhelmohet e reja në Krujë

Një 20 vjeçare në Krujë ka tentuar të vetëhelmohet dy ditë më parë. Mësohet se e reja me inicialet A.M nga fshati Larushk ka pirë mbidozë ilaçesh, por fatmirësisht është dërguar...

Ja kush e "spiunoi" pilotin e dehur në Rinas, anulloi fluturimin

Aktualitet

Ja kush e "spiunoi" pilotin e dehur në Rinas, anulloi fluturimin

Policia Kufitare e Rinasit e angazhuar për sigurinë e jetës së pasagjerëve të linjave ajrore. Bllokohet nga Policia Kufitare fluturimi i një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool. Procedohet penalisht në gjendje...