Luftëtari “turpërohet” në Letoni, mundet 5-0 nga Ventspils

E Enjte, 12 July 2018 18:55

Ekipi i Luftëtarit e ka nisur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme aventurën e tij në “Europa League”.  

Ventspils ishte kundërshtari i turit të parë kualifikues për kompeticionin e dytë për nga rëndësia në Europë, një ekip modest futbolli që duket se ka shënuar një nga ato rezultatet që i ka thuajse të zakonshme në duelet e kampionatit letonez.

Plot 5 gola, e për më tepër në vetëm 43 minuta, dy prej të cilave me penallti, duket se kanë shkatërruar që në nisje ëndrrat e gjirokastritëve për të kaluar qoftë edhe një tur të vetëm në Europë, në sfidën e luajtur pasditen e kësaj të enjteje në Letoni.

Duhet të theksohet se 4 gola u shënuan nga i njëjti kundërshtar, Akinyemi, njëri me penallti, ndërsa 11-metërshi tjetër u realizua nga Aiyegun. Edhe pse Luftëtari kishte edhe 45 minutat e dytë në dispozicion, për të shënuar golin e nderit, që matematikisht do t’i mbante në lojë për sfidën e kthimit në “Elbasan Arena”, pas një jave, gjirokastritët dorëzuan armët pa kushte

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 18:57

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

E fundit/ FSHF negociata me ish-kapitenin për stolin e Kombëtares

Sport

E fundit/ FSHF negociata me ish-kapitenin për stolin e Kombëtares

Një ish-kapiten për stolin e Kombëtares shqiptare. Nuk është thjesht një hipotezë, por një nga mesfushorët brilant të kuqezinjve në vitet 1990-2001, Bledar Kola, është kontaktuar së fundmi nga drejtuesit...

“Yjet e shqiptarëve bëhen bashkë në Selinë e Shenjtë”

Kulturë

“Yjet e shqiptarëve bëhen bashkë në Selinë e Shenjtë”

Ermal Meta, Dua Lipa, Olen Cesari, Inva Mula, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Ramë Lahaj, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci, Erza Muqolli, një kast i yjeve shqiptarë për koncertin “Të...

Martinez: Ne harruam të mbrohemi ndaj Zvicrës

Sport

Martinez: Ne harruam të mbrohemi ndaj Zvicrës

Trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, tha se skuadra e tij harroi të mbrohet kundër Zvicrës në ndeshjen e mbrëmshme, të cilën e fitoi Kombëtarja zvicerane me rezultatin 5-2...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!