Pas CR7, Juventusi ëndërron edhe Marcelon

E Enjte, 12 July 2018 08:32

Ndoshta është një indicie që nuk e bën të mjaftueshme të raportohet për lajm. Por diçka e tillë, nëse iu komunikohet tifozëve, e për më tepër vetëm 24 orë pasi u zyrtarizua “transferimi i shekullit”, sigurisht që mund t’i bëjë të kalojnë në delirë e pse jo të ëndërrojnë.

Mbrojtësi brazilian i Realit, Marcelo, është bërë ndjekës i profilit zyrtar të Juventusit në “Instagram”.

Me shumë gjasë, ky është një tregues që ka të bëjë më shumë për afrimitetin e tij me Cristiano Ronaldon, me të cilin është shok jo vetëm për një çështje të thjeshtë: gjuha dhe komunikimi më i lehtë me portugezin.

Por, tifozët bardhezinj të Juventusit po ëndërrojnë dhe këtë e kanë shfaqur hapur edhe në rrjetet sociale, ku “hashtag”-u #Marcelo po kthehet në trend edhe në “Twitter”.

Mes të tjerash, kjo çështje është e lidhur edhe me nevojat për të mbuluar krahun e majtë të mbrojtjes së Juventusit. Gjithçka mbetet e lidhur me fatin e një tjetër braziliani, si Alex Sandro, i cili gjithmonë ka qenë mes dilemës mes nxjerrjes së tij në merkato dhe mundësisë për ta mbajtur, përmes rinovimit të kontratës

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tirana mundet nga Laçi

Sport

Tirana mundet nga Laçi

Laçi ka mundur me lehtësi Tiranën me rezultatin 2-1. Kurbinasit kanë mbyllur takimin që pjesën e parë duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Shtubinës në minutën e 14’...

Itali, shqiptarëve u gjejnë vepra arti e objekte të çmuara

Bota Shqiptare

Itali, shqiptarëve u gjejnë vepra arti e objekte të çmuara

Dy shqiptarë me banim në provincën e Casertërs në Itali janë vënë në pranga nga Policia italiane me akuzën e grabitjes së disa banesave. Në banesat e tyre janë gjetur...

Mos investimi në arsim dhe shkencë është fatalitet për vendin

Politikë

Mos investimi në arsim dhe shkencë është fatalitet për vendin

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve, si dhe kërkesën e tyre për dyfishim të buxhetit. Panariti ka shkruar se...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!