Trajneri i Kroacisë paralajmëron Francës: “Nuk besoj se ky është fundi ynë”

E Enjte, 12 July 2018 08:03

Trajneri i Kroacisë, Zllatko Daliç, i cili në sezonin 2008-2009 ka drejtuar edhe Dinamon e Tiranës ka përgëzuar ekipin pas fitores me përmbysje ndaj Anglisë me rezultatin 2:1. 51-vjeçari, njëkohësisht paralajmëroi edhe Francën duke u shprehur se ëndërron të shpallet Kampion Bote.

“E meritonim këtë arritje. Përgëzime djemve, por ata nuk janë normalë. Këta djem të mrekullueshëm e dogjën në fushë. Ajo që kanë arritur sot ka qenë vetëm fantazi më parë. Mënyra si vrapuan, si luftuan, nuk ishte parë ndonjëherë më parë. Falë tifozëve që kishin ardhur nga e gjithë Kroacia, Bosnja apo e gjithë bota. Ende nuk e kemi thënë fjalën tonë të fundit. Nuk besojmë se ky është fundi ynë. Kemi edhe një ndeshje, dhe në dashtë Zoti, do shpallemi kampionë. Ndoshta nuk jemi ende të vetëdijshëm për atë që kemi bërë, por bota nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë Kroacia.”, deklaroi Daliç.

Ndeshja finale do të luhet të dielën në orën 17:00 në stadiumin ‘Luzhniki’.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

FOTOGALERIA/ Maria Garcia, sekreti i formës së mirë të sulmuesit të Lazios

Show-biz

FOTOGALERIA/ Maria Garcia, sekreti i formës së mirë të sulmuesit të Lazios

Me golat e tij, Caicedo ka ringritur Lazion dhe duket se sekreti i formës së tij të mirë është… bashkëshortja. Modelja Maria Garcia, siç shihet në profilin e saj në Instagram...

Haradinaj kërkon votën e Samoa-s për në organizatat ndërkombëtare

Bota Shqiptare

Haradinaj kërkon votën e Samoa-s për në organizatat ndërkombëtare

“Kosova është mirënjohëse që shteti i Samoa-s e njohu pavarësinë e vendi dhe tani vota e këtij shteti anëtare e OKB-së, është tejet e nevojshme, për fuqizimin ndërkombëtar të vendit”...

E rëndë/ Tragjedi në Lezhë, dy të rinj bien në pus dhe vdesin

Aktualitet

E rëndë/ Tragjedi në Lezhë, dy të rinj bien në pus dhe vdesin

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Lezhë sot paradite.  Dy të rinj kanë humbur jetën pasi janë zënë nga një masiv dheu në një pus. Ngjarja e rëndë ka ndodhur...