“Mbappe? Para 1 viti nuk e dija se kush ishte ai”

Tuesday, 10 July 2018 08:58

Mesfushori i Belgjikës, Kevin De Bruyne, e ka pranuar se dinte shumë pak rreth Kylian Mbappes para një sezoni e gjysmë, edhe pse parashikon se sulmuesi francez do të bëhet yll i 15 viteve të ardhshme.

Franca dhe Mbappe do të ballafaqohen me De Bruyne dhe Belgjikën në gjysmëfinale të Kupës së Botës sonte në Shën Petersburg, 18 muaj pasi 19-vjeçari zuri vend në ekipin e parë të Monacos dhe shkëlqeu në Ligën e Kampionëve dukë u bërë ndër adoleshentët me të ardhmen më të ndritur në botën e futbollit.

Mesfushori i Manchester Cityt de Bruyne e pranoi se mezi e njihte Mbappen para se ai të shënonte gol në dy ndeshjen e një ndeshjeje të jashtëzakonshme në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, e cila u mbyll 6-6 pas dy ndeshjeve, me skuadrën nga Ligë 1 që kaloi tutje falë golave të shënuara si mysafirë.

“Kur luajtëm kundër Monacos, ai i kishte luajtur vetëm 10 ndeshje deri atëherë. Nuk kishte luajtur shumë futboll t’ju them të drejtën”, tha De Bruyne.

“Në atë kohë nuk e njihja, por tani ka një vit e gjysmë që luan. Tani luan për një ekip të madh [PSG]. Edhe për Francën ka luajtur shumë, njëlloj në Ligën e Kampionëve. Tani është lojtar tjetër”, shtoi ai.

“Do të jetë ylli i 15 viteve në vazhdim. Ka pasur vit fantastik dhe madje mund të përmirësohet ende, nëse është e mundur”, theksoi belgu. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Babai i Ibrahim Bashës: Djalin ma vranë me snajper, shteti hesht!

Aktualitet

Babai i Ibrahim Bashës: Djalin ma vranë me snajper, shteti hesht!

Në një video, pak muaj përpara se të ndahej nga jeta, Ibrahim Basha shihet duke bërë stërvitje. Ai kishte marrë pjesë në disa misione në Afganistan me trupat ushatarake, ishte...

Ndalet koha në kopshtin e Prrenjasit, kushtet si para vitit 1990

Aktualitet

Ndalet koha në kopshtin e Prrenjasit, kushtet si para vitit 1990

Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në qytetin e vogël të Prrenjasit, për të parë kushtet e kopshtit publik të këtij qyteti. Aty duket sikur koha ka ndaluar, pasi kushtet janë...

Kate Middleton tregon vështirësitë e të qenurit nënë

Lifestyle

Kate Middleton tregon vështirësitë e të qenurit nënë

Kate Middleton ka treguar së fundmi vështirësitë e të qenurit nënë. Dukesha është nënë e tre fëmijëve dhe ka ndarë me të gjithë, sfidat e të qenurit prind. “Është shumë e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!