Botërori dhe racizmi i tifozëve rusë

E Enjte, 14 June 2018 18:50

Gati një milion tifozë nga e gjithë bota pritet të udhëtojnë në Rusi gjatë javëve të ardhshme për Kampionatin Botëror, që nis sot. Ata përfshijnë qindra e mijëra admirues nga Amerika e Jugut dhe Afrika, të cilët janë të famshëm për shfaqjen e pasionit dhe të festës në turne. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, ka shqetësime që rrjedhin nga racizmi dhe dhuna e shfaqur shpesh në futbollin rus.

Moskovitët mund të kenë reputacionin e të fortit. Por pak ritme latine, e thyejnë shpejt akullin. Klasat e tangos gjenden kudo në kryeqytetin rus.

“Ka të bëjë me kushtimin e kohës, është një filozofi komunikimi, filozofi besimi", thotë instruktorja e tangos, Elena Klimova.

Të njëjtat aftësi ndoshta që nevojiten edhe në fushë. Qindra mijëra tifozë pritet të udhëtojnë nga Amerika e Jugut për të parë Botërorin.

“Ne i presim dhe i duam të gjithë. Shpresojmë që të shohim 'emocionet e tyre të nxehta'”, thotë nxënësi i tangos Kostandin Ledovsky.

Restoranti Navarro në Moskë do të presë tifozët e ekipit argjentinas. Ndër asortimentet - biftek, ëmbëlsira dhe krepe me sherbet karameli. Shefi thotë se ka vetëm një pyetje në mendjet e tifozëve.

“Çfarë do të bëjë Lionel Messi në këtë Botëror?”

Kupa Botërore është një festival i kulturave globale ashtu si edhe i futbollit. Por diversiteti nuk është gjithmonë i mirëpritur. Organizatori i Kupës së Botës, FIFA gjobiti Shoqatën Ruse të Futbollit me 30 mijë dollarë muajin e kaluar pasi tifozët e tij hodhën parrulla raciste ndaj lojtarëve me ngjyrë në një ndeshje kundër Francës.

"Ne shohim nacionalistë të ekstremit të djathtë në stadiumet e futbollit, shohim akte të racizmit që janë shfaqur brenda stadiumeve. Kjo është mjaft e përhapur dhe futbolli rus për shumë njerëz ka qenë një zonë ku nuk duhet shkuar", thotë Piara Powar, me shoqatën anti-raciste “Fare Network”.

Aziz Camara emigroi në Shën Peterburg nga Mali dhe luan për ekipin lokal Maxima. Ai thotë se tifozët nuk duhet të kenë frikë.

"Para se të vija në Rusi, dëgjoja shumë njerëz që flisnin për racizmin këtu, më thoshin se ky është ende një vend shumë i mbyllur dhe i vështirë për të jetuar. Kur erdha këtu provova të kundërtën. Ndjehem i mirëpritur".

Njerëz të tjerë janë më të rezervuar. Mbrojtësi i ekipit anglez Danny Rose u ka thënë prindërve të tij të mos udhëtojnë në Rusi për shkak të shqetësimeve të racizmit.

Ndërkohë ligjvënësit britanikë kanë paralajmëruar tifozët kundër shfaqjeve të dukshme të flamurit anglez – mes shqetësimeve për një përsëritje të dhunës mes tifozëve të Anglisë dhe Rusisë në Francë në vitin 2016.

Autoritetet paralajmërojnë se nuk do të tolerojnë racizmin apo huliganizmin - dhe shumica e rusëve thonë se janë gati të mirëpresin kaq shumë kultura të ndryshme në vendin e tyre.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Harry flet për herë të parë për fëmijën, dhe të gjithë u emocionuan

Show-biz

Harry flet për herë të parë për fëmijën, dhe të gjithë u emocionuan

Princ Harry​ dhe Meghan​ Markle janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Jemi të gjithë të emocionuar! Momentalisht, çifti ndodhet në Australi për një turne mbretëror dhe aty folën...

Degët më të kërkuara nga maturantët – Juridiku, ekonomiku dhe inxhinieritë në krye të listës për 2018-2019

Aktualitet

Degët më të kërkuara nga maturantët – Juridiku, ekonomiku dhe inxhinieritë në krye të listës për 2018-2019

Juridiku, ekonomiku dhe inxhinieritë janë degët me regjistrimet më të larta të maturantëve këtë vit akademik në universitetet shtetërore dhe ato private. Deri më tani nga vëzhgimet e bëra nga televizioni...

Fati i 400 punonjësve të “Telekom”, Muçaj: Qeveria të hartojë një strategji të saktë

Aktualitet

Fati i 400 punonjësve të “Telekom”, Muçaj: Qeveria të hartojë një strategji të saktë

Sindikata e Post -Telekomit Shqiptar kërkon nga qeveria hartimin e një strategjie të qartë për mbrojtjen e punonjësve në rastet kur një kompani telekomunikacionit mbyllet apo shitet tek një kompani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!