Botërori/ SHBA dhe Britania paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Rusi...

E Enjte, 14 June 2018 09:35

Zyrtarë të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe i paralajmëruan tifozët e futbollit që udhëtojnë në Rusi për Kampionatin Botëror, se telefonat e tyre celularë dhe kompjuterët mund t’iu piraterohen nga spiunët kibernetikë.

William Evanina, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë në SHBA, tha se në Rusi, edhe njerëzit që besojnë se janë të parëndësishëm, mund të jenë në shënjestër të hakerëve.  “Kushdo që udhëton në Rusi për të marrë pjesë në Kupën e Botës, duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet kibernetike”, tha përmes një deklarate Evanina.
“Nëse planifikoni të merrni me vete një telefon celular, laptop ose pajisje të tjera elektronike, kujdes, çdo e dhënë në këto pajisje mund të arrihet nga Qeveria ruse ose kriminelët kibernetikë”, tha ai.
Evanina është përgjegjës për agjencinë që vlerëson kërcënimin ndaj Shteteve të Bashkuara nga spiunazhi i huaj dhe spiunazhi kibernetik. Ai tha se njerëzit që marrin pjesë në Kupën e Botës, e cila nis të enjten, duhet të mos marrin pajisje që nuk i kanë të domosdoshme.
Në pajisjet që marrin me vete, njerëzit duhet ta heqin baterinë kur nuk i kanë në përdorim, tha Evanina.
Sipas tij, më të rrezikuar janë zyrtarët e korporatave dhe të qeverisë. Agjencia Reuters citoi një tjetër zyrtar amerikan të ketë thënë se Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Britani tha përmes një deklarate se është duke “ofruar këshilla të ekspertëve të sigurisë kibernetike për Shoqatën e Futbollit, përpara udhëtimit të saj drejt Rusisë”.
Eksperti privat i sigurisë kibernetike, Patrick Wardle, tha për Reuters se paralajmërimet e zyrtarëve janë “këshilla vërtet të mirë”. “Kur unë udhëtoj në Rusi, marr me vete pajisje që digjen, kështu që nëse ato piraterohen, nuk ka rëndësi”, tha Wardle. Pajisjet që digjen, blihen zakonisht për përdorim të përkohshëm dhe pastaj hidhen.
Agjencitë e Shtetve të Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime të ngjashme edhe përpara ngjarjeve të tjera ndërkombëtare sportive, përfshirë Olimpiadën Dimërore që është mbajtur në muajin shkurt në Korenë e Jugut, afër kufirit me Korenë e Veriut. / REL

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 10:12

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Minatroët paralajmërojnë grevë urie

Aktualitet

Minatroët paralajmërojnë grevë urie

Me thirrjet “Duam status sot, jo mot”, dhjetëra minatorë në pension janë tubuar para Ministrisë së Financave ditën e sotme. Më të paktë në numër se në protestat e mëhershme...

Refugjatët/ Manjani flet për Ramën dhe mizën në  b** e kalit

Politikë

Refugjatët/ Manjani flet për Ramën dhe mizën në b** e kalit

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka vijuar të akuzojë kryeministrin Edi Rama se i do refugjatët në Shqipëri për të mbuluar keqqeverisjen.   Por përveç kësaj, Manjani rendit edhe disa arsye se...

Vetëm në MAS nuk e ditkan që në provimet e maturës kopja është masive

Aktualitet

Vetëm në MAS nuk e ditkan që në provimet e maturës kopja është masive

Nga Ermion  Dulla         Ne shqiptarët në këtë gjysmë demokraci po lëmë kokrrën e namit duke sharë  e nemur njëri tjetrin.  Ndodh kështu, sepse asgjë nuk e kemi bërë...