UEFA dënon me 2 vjet Jashanicën, Skënderbeu: Çështjen do ta çojmë në CAS

Tuesday, 12 June 2018 19:57

Skënderbeu merr një tjetër penalitet, pas dënimit me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane. Mbrojtësi Kosovar Bajram Jashanica ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping pas ndeshjes kundër Young Boys në Europa Ligë. 

Jashanica do të lihet jashtë fushave të blerta deri në shkurt të vitit 2020. Menjëherë pas publikimit të lajmit se Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi dënimin 2-vjeçar për Bajram Jashanicën, për çështjen e dopingut, ka reaguar edhe klubi i Skënderbeut. 

Korçarët njoftojnë se pavarësisht argumenteve për uljen e sanksionit UEFA nuk i ka dëgjuar dhe se kjo çështje do të shkojë në CAS.

Më poshtë, edhe reagimi i plotë:

Komisioni i Apelit i UEFA-s vendosi lënien në fuqi të masës disiplinore “pezullim nga aktiviteti” për një periudhë 2-vjeçare për lojtarin e KF Skënderbeut, Bajram Jashanica.

Pavaresisht argumenteve dhe dëshmive të dhëna në seancë gjyqesorë nga ana e lojtarit dhe personave të tjerë të lidhur me çështjen, organi juridik vendosi mospranimin e kërkesës të paraqitur nga Bajram Jashanica për uljen e sanksionit.

Bëjmë me dije se aktualisht, palët janë në pritje për disponimin nga ana e Komisionit të Apelit të UEFA-s të vendimit integral, i cili do të ankimohet në CAS.

KF Skënderbeu i ka ofruar lojtarit të gjithë mbështetjen e mundshme gjatë kësaj periudhe të vështirë për të dhe beson se masa disiplinore është disproporcionale me rrethanat e ngjarjes dhe me shkallën e përgjegjësisë të Bajram Jashanica.

Për këtë arsye, në çdo formë dhe me të gjitha mjetet në dispozicion, do të kërkojmë vendosjen e një mase disiplinore më të ulët, për garantimin e vijueshmerisë së karrierës të lojtarit tonë.

Zyra për Shtyp,

KF Skënderbeu

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Braimllari: Sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur, Rama duhet të merret në hetim

Politikë

Braimllari: Sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur, Rama duhet të merret në hetim

Në një intervistë për Shijak Tv deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, ka folur për sistemin e drejtësisë dhe ndërhyrjet e kryeministrit. Çfarë pune ka kryeministri? u shpreh Braimllari Intervista  e plotë: Është...

Shqiptarja fiton zgjedhjet në Belgjikë dhe mallëngjen me fjalët për të atin: U kry babush!

Bota Shqiptare

Shqiptarja fiton zgjedhjet në Belgjikë dhe mallëngjen me fjalët për të atin: U kry babush!

Është vetëm 22 vjeçe dhe Deniza Miftari ka arritur të realizojë ëndrrën e saj e në të njëjtën kohë mendon se ka bërë krenar edhe të atin, i cili është ndarë nga...

Ndotja akustike në Tiranë, çdo vit 200 fëmijë ankohen për dëgjimin

Aktualitet

Ndotja akustike në Tiranë, çdo vit 200 fëmijë ankohen për dëgjimin

70 decibël ditën dhe 57 decibël natën, pra rreth 20 decibël më e lartë se standardet e Bashkimit Europian shkon norma e ndotjes akustike për Tiranën. 200 raste të reja të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!