Ja sa i paguan FIFA klubeve për lojtarët që luajnë në Botëror

Tuesday, 12 June 2018 18:58

Klubet e futbollit përfitojnë një tarifë ditore nga FIFA për futbollistët që marrin pjesë në Kupën e Botës.

Për edicionin e këtij viti, FIFA vetëm për fazën e grupeve u ka akorduar 384 klubeve një shifër prej 150 milionë eurosh. Sipas përllogaritjeve të kryera, pjesa më e madhe e kësaj shifre shkon për ekipet e Ligës Spanjolle, për të cilën përfituesi më i madh është pikërisht Reali i Madridit.

FIFA u paguan klubeve 7236 euro në ditë për çdo futbollist pjesëmarrës në Kupën e Botës. Pagesa ka filluar në 31 maj dhe do të ndërpritet një ditë pas finales së evenimentit. Nëse një lojtar i Kupës së Botës ka ndërruar klub më shumë se 1 herë nga 2016 e deri tani, ekipet e mëparshme të tij do të marrin 1/3 e pagës së akorduar.

Reali i Madridit do të përfitojë 3.35 milionë euro. “Blancos” ndiqen në këtë pikë nga kampionët e Anglisë të Manchester City me 3.2 milionë euro. Barcelona përfiton nga Messi, Iniesta e të tjerët 2.7 milionë euro nga FIFA.

Po të kthehemi te kampionatet: Premier League përfiton në total 27.41 milionë euro deri në fundin e fazës së grupeve. Përfitime sigurojnë edhe klubet italiane, pavarësisht se Italia nuk është në Kupën e Botës. Kështu, Juventus e ekipe të tjerë të Serisë A, marrin nga FIFA për lojtarët e tyre 12.68 milionë euro, duke lënë pas Ligue 1 në Francë me 12.29 milionë euro.

Surprizën në këtë pikë e bën liga e Arabisë Saudite, e renditur në vendin e 8, ekipet e së cilës sigurojnë 5.3 milionë euro./tch

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 20:08

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tirana mundet nga Laçi

Sport

Tirana mundet nga Laçi

Laçi ka mundur me lehtësi Tiranën me rezultatin 2-1. Kurbinasit kanë mbyllur takimin që pjesën e parë duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Shtubinës në minutën e 14’...

Itali, shqiptarëve u gjejnë vepra arti e objekte të çmuara

Bota Shqiptare

Itali, shqiptarëve u gjejnë vepra arti e objekte të çmuara

Dy shqiptarë me banim në provincën e Casertërs në Itali janë vënë në pranga nga Policia italiane me akuzën e grabitjes së disa banesave. Në banesat e tyre janë gjetur...

Mos investimi në arsim dhe shkencë është fatalitet për vendin

Politikë

Mos investimi në arsim dhe shkencë është fatalitet për vendin

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve, si dhe kërkesën e tyre për dyfishim të buxhetit. Panariti ka shkruar se...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!