Video/ FIFA publikon cilat janë 4 skuadrat favorite për kupën e Botërorit

Hënë, 11 June 2018 17:24

Jemi vetëm 3 ditë larg nga Botërori i Rusisë dhe FIFA ka bërë sugjerimet e saj për kombëtaret favorite këtë verë. Lista e grupeve të mira është shumë e gjatë, por Brazili, Franca, Gjermania dhe Spanja janë kombëtaret me potencialin më të madh për ta rrëmbyer trofeun.

Brazili

FIFA e fillon renditjen e  saj me Brazilin. Lojtari kryesor, Neymar do të marrë përsipër një barrë të madhe. Ai kërkon të udhëheq kombin e tij drejt një tjetër trofeu botëror. Ndërkohë nga ana tjetër, Tite ka ndryshuar shumë në mentalitetin dhe lojën e skuadrës. Alison dhe Kutinjo janë gjithashtu lojtarët për tu ndjekur. Në eleminatorët amerikano-latine kanë qenë pothuajse perfekte, dhe prova gjenerale me Austrinë tregoi se ata janë në një formë të shkëlqyer.

Franca

Franca paraqitet si favorite jo vetëm nga FIFA por edhe nga analiziues të shumtë sportivë, të cilët e shohin këtë kombëtare si fituese potenciale të kampionatit. Lojtari që udhëheq francezët është padyshim Griezman. Skuadra është e mbushur me të rinj që mund të shpërthejnë në aspektin individual dhe ti japin trofeun. Mpape, Dembele dhe Pogba kanë një shans të artë për të treguar veten. Deshamp ka treguar se ekipi ka shumë ambicie, po sheh Spanjën dhe Gjermanin përpara tyre.

Gjermania

Kampionët në fuqi edhe në këtë Botëror shikohen si pretendet për të rimarrë kupën e Botës. Gjermania ka treguar se mund të mund këdo. Lojtari kyç është Ozil, që me kreativitetin e tij mund të zgjidhë situata të caktuara. Lëv ka deklaruar se ata do të sulmohen si kurrë më parë, por përsëri duhet ta dinë se ata janë kampionët.

Spanja

E renditur në fund por jo për nga potenciali, por për nga rëndësia është kombëtarja e Spanjës. Pas dështimeve në Brazil 2014 dhe në Euro 2016, spanjollët janë rikthyer të jenë të bukur dhe fitues. Ata kanë një përzierje talentesh mes heronjve të 2014 dhe talenteve. Ata i kanë mbështetur shpresat kryesisht tek David Silva, i cili paraqitet shumë më i fortë ketë herë. Silva cili ka grumbulluar plot 100 ndeshje me kombëtaren, megjithëse është 32 vjeç. Ai ka zhvilluar sezon të shkëlqyer me ekipin e tij, Sitin, por gjithashtu është lideri i heshtur i kësaj kombëtare. Loptegui është i bindur se skuadra ka rigjetur besimin në vetvete dhe ata duhet të jenë të përulur për të fituar Kupën e Botës.

Ndonëse ky parashikim i FIFA shkon në të njëjtën linjë me atë të analistëve kryesor të futbollit në botë, nuk mund të mohohet se pritet të ketë surpriza, ndaj le ta shijojmë muajin e futbollit Botëror.

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 19:06

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Drogë në burgun e Shënkollit, ishte fshehur në tubat e dushit

Aktualitet

Drogë në burgun e Shënkollit, ishte fshehur në tubat e dushit

Një sasi droge është gjendur sot brenda ambienteve në burgun e Lezhës. Lënda u gjet tek tubat e dusheve në burgut të Shënkollit e ndarë në qese. Policia po punon për identifikimin...

Shkodër, 24 vjeçari malazez aksidenton fëmijën 9 vjeçar

Aktualitet

Shkodër, 24 vjeçari malazez aksidenton fëmijën 9 vjeçar

Një fëmijë 9 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen "10 Korrikut", ndërsa shkaktar...

Fushë-Krujë, fëmijët e komunitetit rom nuk shkojnë në shkollë

Aktualitet

Fushë-Krujë, fëmijët e komunitetit rom nuk shkojnë në shkollë

Komuniteti rom në Fushë-Krujë është një komunitet i madh që arrin afro 1300 banorë. Banorët e këtij komuniteti thonë se shumica absolute e fëmijëve të tyre nuk shkojnë fare në...