Dënohen me burg aktorët turq

E Enjte, 17 May 2018 13:43

Një gjykatë në Stamboll ka dhënë verdiktin për 34 të akuzuar për trafik droge, mes të cilëve shumë aktorë dhe emra të famshëm të showbizit turk.

“Sabah” raporton se në mesin e aktorëve të dënuar me 4 vite e 2 muaj burg janë edhe emrat e njohur të serialeve turke si aktorët Çagatay Ulusoy, Gizem Karaca, Yusuf Hasan Akgün, Huseyin Orçun Benli, etj.

Ata ishin arrestuar në një operacion anti-drogë ën Stamboll në Janar të vitit 2013 ndërsa më pas ishin lënë të lirë me kush. Gjyqi ndaj tyre vazhdonte prej më shumë se 5 vitesh.

Aktorët kanë hedhur poshtë akuzat për trafikim droge, megjithëse disa prej tyre kanë pranuar se kanë përdorur drogë.

27-vjeçari Ulusoy, një prej aktorëve më të famshëm të serialeve turke, njihet në Shqipëri për rolin e Sarpit në serialin “I Infiltruari”, transmetuar në Klan Plus. Ai aktualisht po xhiron një serial për gjigantin “Netflix”.

Ndërsa aktorja dhe modelja Gizem Karaca, ka luajtur shumë seriale, mes të cilëve edhe “Dashuri Pa fund”.

Nëse dënimi lihet në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë e Turqisë, avokati Ugur Poyraz tha për gazetën “Posta” se aktorët do të qëndrojnë 22 muaj e 20 ditë në burg nga 4 vite e 2 muaj që është dënimi në total. 

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 14:46

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Babai i Ibrahim Bashës: Djalin ma vranë me snajper, shteti hesht!

Aktualitet

Babai i Ibrahim Bashës: Djalin ma vranë me snajper, shteti hesht!

Në një video, pak muaj përpara se të ndahej nga jeta, Ibrahim Basha shihet duke bërë stërvitje. Ai kishte marrë pjesë në disa misione në Afganistan me trupat ushatarake, ishte...

Ndalet koha në kopshtin e Prrenjasit, kushtet si para vitit 1990

Aktualitet

Ndalet koha në kopshtin e Prrenjasit, kushtet si para vitit 1990

Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në qytetin e vogël të Prrenjasit, për të parë kushtet e kopshtit publik të këtij qyteti. Aty duket sikur koha ka ndaluar, pasi kushtet janë...

Kate Middleton tregon vështirësitë e të qenurit nënë

Lifestyle

Kate Middleton tregon vështirësitë e të qenurit nënë

Kate Middleton ka treguar së fundmi vështirësitë e të qenurit nënë. Dukesha është nënë e tre fëmijëve dhe ka ndarë me të gjithë, sfidat e të qenurit prind. “Është shumë e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!