Fama në një vit e reperit 21-vjeçar Fero

Premte, 09 November 2018 14:20

Klipi i tij i fundit titullohet “Bona Fam”, një këngë që ia dedikon famës së tij të menjëhershme në muzikë. Edhe pse vetëm 21 vjeç, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit Fero, është kthyer tashmë në një nga reperët më të njohur e të suksesshëm e kjo shihet nga klikimet e shumta që marrin këngët e tij.

Fero është komentuar shumë rreth përplasjeve me reperët e tjerë e kërcënimet me armë, që i ndodhën në fillim të këtij viti. Dhe pas famës së menjëhershme brenda një viti, ja ku vjen dhe lajmi për jetën private, lidhjen me një femër superbombë.

Mediat e Kosovës kanë zbuluar se Fero është i dashuruar me modelen seksi me origjinë nga Maqedonia, Arbenita Ismajlin. Kjo konsiderohet lidhje në distancë për të, pasi Arbenita jeton në Londër. Modelja dhe reperi kanë shkëmbyer herë pas here edhe komente publike me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar zemrat, ndërkohë që ka dalë dhe fotoja e parë ku ata pozojnë të përqafuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në një prej fotove, Arbenita shkruan se foton e ka bërë ai, Fero e pyet kush konkretisht (duke kërkuar një konfirmin që ajo të përmendë emrin e tij) dhe modelja ia kthen me emoji, duke i thënë të heshttë. Arbenita Ismajli nuk është një vajzë e panjohur për publikun. Tre vite më parë ajo u shfaq si figurante në klipin “S’jena mo” të Getoar Selimit dhe Majkut.

PRAPASKENAT E FAMËS SË SHPEJTË TË FEROS

Reperi i ri Fero duket se nuk e ka aspak problem vdekjen, pasi përmes një videoje të postuar në “Instagram”-in e tij, ai i ka tmerruar fansat dy ditë më parë, teksa shihej i shtrirë në arkivol me disa miq mbi kokë. Bashkëngjitur videos ai shkruante “Rip Fero”.

Komentet ishin të shumta, ku një pjesë e fansave e kanë kritikuar për këtë inskenim e të tjera kanë qeshur. Gjithsesi, të gjithë e njohin tashmë. I vogël në moshë, por fama e tij po rritet ndjeshëm. Ai ka bërë “namin” në rrjetet sociale, duke bërtitur “Gang Gang” për të promovuar këngën me të njejtin titull dhe me të vërtetë ka rezultuar mjaft e suksesshme, jo vetëm ajo, por edhe projektet e tij të tjera më pas.

Por ky fillimvit ka qenë i vështirë për reperin e njohur kosovar, pasi u sulmua nga katër persona, rrahje e dyshimtë, pas së cilës ai përfundoi në paraburgim. “4 persona rrahin Feron dhe e kërcënojnë me armë”, ishte lajmi i muajit mars, që u shoqërua me një video ku shihej e plotë ngjarja.

Një shëtitje e tij në një qendër tregtare në Prishtinë u bë mollë sherri mes këngëtarit Fero dhe një grupi prej katër personash. Këngëtari po dilte prej qendrës tregtare, pasi kishte parë një film me një shok dhe një shoqe, kur një makinë iu ndal para këmbëve. 4 persona që ishin brenda kësaj makine filluan ta ofendonin e të talleshin me të.

Më pas, tre nga ata nisën ta grushtonin, ndërsa i katërti i mbante vazhdimisht armën në trup, ngjarje nga e cila pësoi lëndime të lehta. Sa i takon karrierës, këngëtari 21-vjeçar nga Kosova i muzikës Hip-Hop, në fillim të karrierës së tij nuk pati shpërthimin e duhur, kur publikonte këngë audio me emrin Profero.

Ai është pjesë e labelit “On Records” dhe shkollën e ka mbaruar në Gjilan. Ai njihet edhe si tekstshkrues shumë i mirë, pasi ka bashkëpunuar me emra si; Adelina Berisha, Mergim Mjeku, Kida, Xhensila, Endri, etj.. Në vitin 2013, publikoi videoklipin “Real Hip Hop”.

Mund të themi se edhe pse doli me shumë krijime nga viti 2016, hovin e vërtetë e mori këtë vit. Më datë 2 shkurt 2018, Fero publikoi videoklipin “Gang Gang”, që ishte hit-i i tij. Vetëm brenda këtij viti përmendim klipet e tij; “S’ka konkurrencë”, “Mamacita”, “Veni 1”, “Vi Vet”, e deri tek ai përmbyllësi në muajin tetor “Bona Fam”.

Image

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti i keq/ Ja qytetet që rrezikojnë nesër nga përmbytjet

Aktualitet

Moti i keq/ Ja qytetet që rrezikojnë nesër nga përmbytjet

Ndërsa verilindja dhe juglindja u përball me një situatë të pazakontë të reshjeve të borës, tashmë është jugu dhe jugperëndimi që mund të përballen me motin e keq. Për ditën...

Politikë

Rama i jep kompanisë që lëvron paratë për Lindën 19 milionë euro

Një tjetër rekord i zi në ndërtimin e rrugëve dhe vjedhjen e hapur që i bëhet parave të taksapaguesve shqiptarë. Bëhet fjalë për një segment rrugor që lidh pallatin me...

Pse iku Xhafaj? Berisha: Nisi të 'kafshojë' krimin e Ramës

Politikë

Pse iku Xhafaj? Berisha: Nisi të 'kafshojë' krimin e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas tij ministri i Brendshëm iku sipas një kodi mafioz pasi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!