Grabitet Daddy Yankee, i marrin bizhuteri të shtrenjta në dhomën e hotelit

Premte, 10 August 2018 16:31

Këngëtari i famshëm Daddy Yankee ka rënë pre e grabitësve. Yllit të “Despacito” i janë grabitur disa zinxhirë floriri, diamante dhe bizhuteri të tjera gjatë qëndrimit të tij në një hotel në Valencia, Spanjë.

Grabitësi ka përfituar nga momenti kur këngëtari ka qenë jashtë hotelit dhe ka arritur të futet në dhomën e kompleksit në Valencia e jo vetëm kaq, madje ai ka bindur punonjësit e sigurisë të hapin dhe kasafortën.

Autori ka marrë bizhuteritë të cilat kishin një vlerë rreth 2 milionë dollarë dhe 2.500 dollarë kesh shkruan “The Sun”. Ky lajm është konfirmuar edhe nga stafi i këngëtarit nga Porto Riko.

Policia ka filluar menjëherë hetimet për incidentin dhe po përpiqet të gjejë identitetin e autorit duke përdorur kamerat e sigurisë, listën e frekuentuesve të hotelit dhe gjurmët e gishtërinjve që mund të jenë lënë në vendngjarje.

Reperi i hitit “Gasolina” ndodhet në Europë për turin e tij “Dura”. Kujtojmë që para pak javësh ishte dhe në Tiranë, ku dha një koncert madhëshor në sheshin Skënderbej.

Kujtojmë që gjatë kampionatit botëror të futbollit “Rusi 2018” një tjerër këngëtar Malumba mbeti pre e grabitjes në hotel. Atij si edhe Daddy Yankee-s iu morën bizhuteri të shtrenjta.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Emri i Maqedonisë, Kuvendi miraton nismën për ndryshimet kushtetuese

Bota Shqiptare

Emri i Maqedonisë, Kuvendi miraton nismën për ndryshimet kushtetuese

Me 80 vota pro Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese. Në fillim të seancës deputetë e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale. Edhe përkundër votimit me 80 vota PËR...

“Po pse nuk e legalizon kanabisin?!” Rama përgjigjet dhe nxjerr zbuluar veten

Aktualitet

“Po pse nuk e legalizon kanabisin?!” Rama përgjigjet dhe nxjerr zbuluar veten

Rasti i fundit i legalizimit të kanabisit ka qenë ai në Kanada dhe “suksesi” ka qenë aq i madh saqë “malli” nëpër dyqane ka përfunduar shumë më shpejt se rradha...

Lojërat e fatit u tatuan më pak se ushqimet

Aktualitet

Lojërat e fatit u tatuan më pak se ushqimet

Aktivisti i shoqërisë civile Besjan Pesha i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News tha se qeveria duhet ta mbyllë plotësisht aktivitetin e basteve edhe online, në të kundërt sipas tij...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!