Si je Elita Rudi? Më fal se të ngatërrova me Gretën…Ndjesë Samantën...

E Enjte, 14 June 2018 11:11

Vajza si jeni? Si keni kaluar? Si po ju gjen kjo verë? Të zëna me projekte në punë apo “duke u zënë” me njëra-tjetrën për grimierin dhe doktorin plastik të njëjtë?

Po shihja në instagram Samantën. Shumë këngëtare e mirë, me një zë fantastic dhe këngë hite. Duket sikur hunda dhe buza i kanë ndryshuar pak me kalimin e kohës por nëse flasim për grimin, them që Sami është një besnike e e grimit të lehtë, buzë me shkëlqyes, qerpikë të lyer dhe flokë të shtrira.

Samanta paska postuar dy foto por këtu qënka me make up më të rënduar te sytë dhe buzët. Më falni, më falni se kjo qënka moderatorja kosovare Elita Rudi. Hi Elita!foto2.png

“Uh baby, jo unë  unë skom faj”…Kida Kida kjo…e kam qef se është shumë stil, ja me kapuç dhe syze. I shkojnë shumë….pooor ndjesë së nuk është Kida por aktore tjetër kosovare Arta Nitaj. Përshëndetje Artaaaa…!arta-nitaj-kida.png

Këngën e re të Shkurtës e keni dëgjuar “ Tu luta, tu luta por ishte e kotë..”. Unë do I lutesha Shkurtës që mos ta zbresi  nishanin pak  cm më poshtë, se do dukej si Elita Rudi pastaj. Se vetëm nishanin kanë të përbashkët!

Po Suada goca! Si ju duket?!…Mua më pëlqen se duket shumë natyrale, ja sa pak make up…një sekondë, një sekondë se po t’i bësh zoom na dilka Soni Malaj kjo!foto3 (1).png

Pupu Elita vetëm postoka foto sot! Po nishanin ku e ka?! Aaa…ndjesë se qenka Fjolla Morina. Fjolla, kur do bësh ndonjë këngë të re?! As Fjolla nuk je?! Epo Flaka Krelani duhet të jesh patjetër pra!foto5.png

Moss Fjolla prap! Fjolla të lutem, mos ngjaj kaq shumë me Alesia Bamin, apo ti Alesia mos ngjaso shumë me Fjollën?foto4.png

Më ndihmoni miqqq, jam në dilemë dhe dua ndihmën e publikut ose 50/50 ose telefono një mik: Cila është vajza në foto? A-Elita  B-Dhurata Dora  C-Greta Koci  D-Zaimina Vasjari?!Greta-Koci.jpg

Çfarë desha të tregoja më këtë? Që unë jam më e bukur?? Jooo të dashur miq sepse edhe mua më ngatërrojnë më njërën nga këto në rrugë! Well, çdo vajzë ka të drejtën e botës të bëjë ctë dojë me trupin dhe fytyrën e saj,  nga një idhull fundja  e kemi të gjitha.

 Problem është tek shembujt që ne ndjekim dhe tek promovimi I gabuar që ne I bëjmë të bukurës. Të njëjtët doktorë plastikë dhe të njëjtët grimierë janë gjithandej. Shoh këto faqet që hedhin foto dasmash dhe më duket sikur dhëndurë të ndryshëm, martohen me po të njëjtën nuse.

 Nuk ju gjykoj aspak profesionalisht, por si publik i thjeshtë, kam të drejtë që minimumi, tju identifikoj nga njëra-tjetra.

 Ps: Juve që nuk ua përmenda emrin, mos kujtoni se bëni përjashtim ee…thjesht nuk iu pash të postonit në instagram atë ditë. /Vizion Plus/

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 11:18

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Babai i Ibrahim Bashës: Djalin ma vranë me snajper, shteti hesht!

Aktualitet

Babai i Ibrahim Bashës: Djalin ma vranë me snajper, shteti hesht!

Në një video, pak muaj përpara se të ndahej nga jeta, Ibrahim Basha shihet duke bërë stërvitje. Ai kishte marrë pjesë në disa misione në Afganistan me trupat ushatarake, ishte...

Ndalet koha në kopshtin e Prrenjasit, kushtet si para vitit 1990

Aktualitet

Ndalet koha në kopshtin e Prrenjasit, kushtet si para vitit 1990

Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në qytetin e vogël të Prrenjasit, për të parë kushtet e kopshtit publik të këtij qyteti. Aty duket sikur koha ka ndaluar, pasi kushtet janë...

Kate Middleton tregon vështirësitë e të qenurit nënë

Lifestyle

Kate Middleton tregon vështirësitë e të qenurit nënë

Kate Middleton ka treguar së fundmi vështirësitë e të qenurit nënë. Dukesha është nënë e tre fëmijëve dhe ka ndarë me të gjithë, sfidat e të qenurit prind. “Është shumë e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!