S’ka më dyshime/ "Apartamenti 2Xl" kalon në Klan!

E mërkurë, 13 June 2018 20:15

Përveç largimit të moderatorit Turjan Hyska nga ekrani i Vizion Plus,  edhe programit i humorit “Apartamenti 2Xl” do të zhvendoset në Klan.

Këtë konfirmim e ka dhënë gjatë ditës së sotme aktori i njohur Julian Deda, i cili përmes një shkrimi në gjatë në rrjete sociale ku falenderon ekranin e Vizion Plus për qëndrimin 9 vjet, lajmëron se së shpejti ky program do të jetë në një ekran tjetër. “Faleminderit Vizion Plus & TRING...!

Ja çfarë shkruan aktori Julian Deda:

‘’Ne Tetor te vitit 2009 nga nje telefonate e shkurter (Turi mund ta konfirmoje ????), nisi bashkepunimi per te ndertuar nje nga projektet me te dashura te mijat personalisht por besoj edhe te vete televizionit, Apartamentin 2xL.

Kisha udhetuar ne dy televizione te tjera para se te vija ne Vizion Plus dhe TRING. Deri ne kete moment kisha provuar edhe suksese por edhe ndonje shkarje kembe, sepse kjo eshte karriera ne fund te fundit me ulje ngritjet e saj. Pas 4 vitesh ne Top-Channel dhe 1 viti ne Klan, zbarkuam ne Vizion Plus. Ketu filloi epoka 2xL.

Gati 9 vite pune te rehatshme. Te rehatshme ne te gjitha drejtimet. Eshte pikerisht kjo, fjala qe une zgjodha per te treguar ndjesine time ne raport me drejtuesit dhe stafin e kesaj kompanie. Ne kete vend, te punosh rehat eshte gati nje lux, qe shume kompani nuk e ofrojne. Ne Vizion Plus une e gjeta me shumice, prandaj kam deshire t'i falenderoj shume perzemersisht te gjithe, duke filluar nga Turi, e duke vazhduar me drejtuesit Genc Dulakun dhe Rida Dulakun. I falenderoj per dashamiresine, korrektesine dhe mbi te gjitha per lirine e dhene ne ushtrimin e profesionit, gje e cila per mua eshte jetike. I falenderoj dhe i jam gjithe jeten mirenjohes per kete super bashkepunim, qe po mbyllet pa asnje hatermbetje, pa asnje peng dhe pa as me te voglen merzitje.

Ne keto gati 9 vite, pata fatin te isha dy here pjesmarres ne spektaklin e yjeve, ne Dancing ëith the Stars Albania, nje here si konkurent dhe nje here ne juri. Gjithashtu nje bashkepunim i shkelqyer qe me ka lene nje mbrese te jashtezakonshme ne karrieren time, per kete falenderoj me gjithe zemer Holta Dulakun, qe me beri pjese te produksionit te saj.

U punua shume ne keto gati 9 vite. U prodhuan spektakle si Grand Hotel 2xL dhe patenta e Sketch Shoë Albania, por padiskutim Apartamenti 2xL eshte nje mrekulli televizive, qe beri historine e tij dhe kete histori e beri pikerisht ne Vizion Plus. Pjese e ketij suksesi jane te gjithe. Perveç aktoreve, qe publiku i sheh dhe i njeh, jane nje grup akoma me i madh nga prapa, i cili ka punuar me nje perkushtim te jashtezakonshem dhe une i falenderoj, i perulem me shume respekt nga i pari deri tek i fundit. Respekte çuna dhe goca, ishte nje kenaqesi te punoja me ju.

E megjithate, une gjithmone kam qene gjithmone tipi, qe shoh perpara duke mos harruar kurre te kthej koken mbrapa per te pare se nga kam ardhur dhe duke e shfrytezuar kete pervoje per te bere gjera te bukura duke dhene me te miren ne skene. Keshtu vjen ky moment, qe duhet pare çfare vjen perpara dhe ajo qe vjen eshte akoma me e rendesishme se e kaluara. Bashke me stafin po nisim nje rrugetim te ri ne nje tjeter TV. Per mua eshte nje rikthim dhe sigurisht pergjegjesia per te bere diçka te mire dhe te suksesshme eshte e madhe. Me ndihmen dhe perkrahjen e publikut jam i bindur se do ja dalim te veme nje tulle te re ne karrieren tone dhe sigurisht ne pervojen televizive shqiptare.

SHFAQJA VAZHDON. NA SHKOFTE MBARE..!,”-përfundon Juli në rrjete sociale.

j1 1528913140 1257706

j2 1528913140 759305

j4 1528913139 6429825

j3 1528913140 1228918

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shkodër, 24 vjeçari malazez aksidenton fëmijën 9 vjeçar

Aktualitet

Shkodër, 24 vjeçari malazez aksidenton fëmijën 9 vjeçar

Një fëmijë 9 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen "10 Korrikut", ndërsa shkaktar...

Fushë-Krujë, fëmijët e komunitetit rom nuk shkojnë në shkollë

Aktualitet

Fushë-Krujë, fëmijët e komunitetit rom nuk shkojnë në shkollë

Komuniteti rom në Fushë-Krujë është një komunitet i madh që arrin afro 1300 banorë. Banorët e këtij komuniteti thonë se shumica absolute e fëmijëve të tyre nuk shkojnë fare në...

Maqedoni: Deputetët evropianë Kukan dhe Fleckenstein, thirrje për dalje në referendum

Globi

Maqedoni: Deputetët evropianë Kukan dhe Fleckenstein, thirrje për dalje në referendum

Deputetët e Parlamentit Evropian, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, të cilët qëndruan në Shkup në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare në mbështetje të referendumit të 30 shtatorit, thanë se dëshirojnë të...