Antibiotikët bio që nuk skadojnë asnjëherë

E mërkurë, 07 November 2018 19:42

Vjeshta ka shtrirë këmbët edhe pse dielli në këto ditë të bën të mendosh se je në pranverë, por njerëzit që kolliten, tështijnë dhe që nuk duken në punë se janë sëmurë, tregojnë se ka filluar stina e ftohtë.

Eshtë një realitet i trishtë që muajt e ftohtë bashkohen me të ftohtët e gripin, por është një fakt.Mundësia për t’u sëmurë varet më shumë nga gjendja juaj shëndetësore sesa nga sa herë i lani duart apo i dizinfektoni, por kjo s’do të thotë që s’duhet të bëni kujdes ndaj ambjentit.

Kur vjen puna për t’u mbrojtur nga sëmundjet kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt.

Nëse plani juaj për të mos u sëmurë këtë vjeshtë fillon dhe mbaron me të konsumuarit të një gote më shumë lëng portokalli, ndoshta bëni mirë ta rimendoni këtë strategji.

Çaji mbetet ilaçi kryesor për të gjithë, por cili çaj funksionon më mirë?

Çaji i Malit

Të gjithë e kemi shijuar çajin e malit, një tisanë unike e shumë e shëndetshme, thesari i paçmuar nga i cili mund të përfitohet, jo vetëm duke e konsumuar.

Çaji i malit është një bimë e egër, që rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan.

Ashtu siç edhe emri e tregon më së miri, në male në lartësi që variojnë nga 1500 deri në 1900 metra, shpesh herë në sipërfaqe shkëmbore.

Të huajt mbarojnë për çajin tone të malit, ndërsa shqiptarë janë mësuar me të dhe drejtohen shpesh ndaj çajrave të botës.

Çaji i Mentes

Ky çaj lehtëson dhimbjet dhe problemet e ndryshme të stomakut dhe ndihmon procesin e tretjes.

Lehtëson të përzierat dhe çrregullimet e spazmave, forcon sistemin imunitar ndaj gripit dhe lehtëson problemet në frymëmarrje.

Eleminon aromën e keqe të gojës dhe ndihmon në ekuilibrimin e oreksit.

Çaji i Xhenxhefilit ose Xhinxher

Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera. Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina.

Përmirëson performancën e stomakut në tretje dhe uron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe lehtëson dhimbjet e ciklit menstrual dhe qetëson muskujt.

Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në çlirimin e stresit dhe qetësimin e sistemit nervor.

Çaji Jeshil

Çaji i gjelbër përmban përbërje bioaktive që përmirësojnë shumë parametra të shëndetit të njeriut.

Përbërësit e çajit të gjelbër përmirësojnë funksionin e trurit dhe rrisin nivelin e djegies së yndyrnave duke përmirësuar performancën fizike.

Në moshë të thyer, çaji i gjelbër ul riskun e Alzhaimerit dhe Parkinsonit. Çaji i gjelbër vret bakteret duke ndihmuar në shëndetin e dhëmbëve dhe uljen e riskut për infeksione./AgroWeb.org

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha flet se kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën

Politikë

Basha flet se kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ndodhur përballë një panel;i gazetarësh në emisionin ‘360 gradë’ foli dhe për kandidatin që do të përfaqësojë opozitën ën zgjedhjet lokale të vitit të...

Gati marrëveshja për BREXIT

Globi

Gati marrëveshja për BREXIT

Teksti i Traktatit të Daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian është gati dhe do t’i prezantohet qeverisë britanike të martën. Lajmin e dha kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier.  “Parametrat...

Unaza e re, Basha: 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq

Aktualitet

Unaza e re, Basha: 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e "360 Gradë" në Ora News, e konsideroi të padrejtë shembjen e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!