Historia prekëse e mjekes 31-vjeçare, si i mbijetoi kancerit

Diel, 21 October 2018 15:37

Numri i grave me kancer gjiri është rritur. Për këtë vit deri më tani janë 517 raste të reja të diagnostikuara.

Në muajin sensibilizues të luftës kundër kancerit të gjirit, një mjeke 31-vjeçare nuk jep vetëm këshilla. Ajo rrëfen historinë dhe betejën e saj dhe apelon që vajzat dhe gratë të kontrollohen.

Ajo ishte vetëm 31 vjeç, në kulmin e jetës madje dhe në pikun e saj te karrierës si mjeke stomatologe, por një ditë mendoi se humbi gjithçka. Ajo tregon se si vetë në shtëpi arriti të konstatonte diçka të dyshimtë në gjirin e saj edhe pse ndoshta pak vonë.

“Fiks në këtë kohë një vit më parë jam diagnostikuar me kancer gjiri. Ka qenë fare e rastësishme pashë një të dalë. Të nesërmen bëra një eko çka vërtetoi se unë isha me kancer gjiri”, shprehet ajo.

Si për çdo grua të diagnostikuar me kancer gjiri fillimi qe shumë i vështirë për Elonën, por ajo zgjodhi që këtë shqetësim që po e bluante ndër vete një dite ta tregonte.

Ajo vazhdon trajtimin mjekësor ende, madje tanimë gjen forcën t’u thotë të gjitha grave që jo vetëm të bëjnë kontroll të herpashershme, por edhe nëse janë prekur nga kanceri i gjirit ta konsiderojnë sëmundje si të tjerat që duhet përballuar.

Numri i grave me kancer gjiri është rritur. Deri më tani janë konstatuar 517 raste të reja të diagnostikuara. Ne sheshin Skenderbej ku u zhvillua një aktivitet sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit shume gra iu drejtuan mamografisë së lëvizshme, e cila këtë radhe ishte pozicionuar në shesh, por që në ditë të ndryshme lëviz në të gjithë vendin./tch

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pësojmë katër gola, të "kuq" e zi

Sport

Pësojmë katër gola, të "kuq" e zi

Shqipëria është turpëruar në Shkodër nga Skocia, duke i mbyllur me turp ndeshjet e Ligës së Kombeve. 0-4 rezultati i takimit në “Loro Boriçi”, në një nga ndeshjet më të zeza...

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!