Ushqimet që nxisin imunitetin dhe parandalojnë sëmundjet

Premte, 19 October 2018 20:30

Ndryshimi i menjëhershëm dhe i parakohshëm i stinëve, sjell shqetësime dhe probleme të ndryshme tek shëndeti i njeriut. Duke qenë kështu, bëhemi pre e viruseve si: gripi etj. Ajo çka mund të bëjmë për të parandaluar këtë është një mirë ushqyerje dhe sigurisht ushqime që nxisin imunitetin. Regjimi juaj ushqimor duhet të përfshijë gjithë fruta perimet por kryesisht ato që e përmbajnë sasi të larta të Vitaminës C. Më poshtë ju përmendim disa prej tyre.

Agrumet

Tek agrumet Vitamina C është në sasi të konsiderueshme duke nxitur kështu prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, “ushtarët” e trupit tonë. Tek agrumet përmendim

  • portokall
  • mandarina
  • limonat
  • limes etj

Specat e kuq

Specat e kuq përmbajnë dyfish më shumë vitaminë C sesa agrumet, gjithashtu janë të pasura me beta karotën që ia shton aftësinë nxitëse të imunitetit, gjithashtu promovon shëndetin e lëkurës dhe të syve.

Brokoli

Është një perim shumë i pasur me vitamina dhe minerale. Ka sasi të larta të Vitaminave A, E dhe C. Përmban sasi të larta antioksiduesish dhe shumë fibra. Konsiderohet si një nder perimet më të shëndetshmet që mund të konsumoni. Ju sugjeroj të mos e zieni shumë, apo më mirë akoma të mos e zieni fare.

Hudhra

Hudhra është e kudo gjendur në kuzhinë, sallatra marinime gatime etj. Përmban zink, i cili është shumë i rëndësishëm si mineral antioksidues, duke luftuar shumë baktere në trupin tonë. Ndihmon shumë për stabilizimin e presionit arterial tek personat që vuajnë me hipertension. Duke qenë që përmban shumë allicine e cila përbehet nga squfuri, hudhra konsiderohet ndër perimet me antioksiduese dhe antibakteriale.

Xhenxhefil

Me shije dhe aromë karakteristike i jep mundësinë trupit të përballojë viroza të stinës, probleme mykotike, rregullim të gjëndrave tiroide etj. Ul ndjeshëm inflamacionin dhe pasoja të sëmundjeve virale. Ul ndjeshëm ndjenjën e të vjellit. Mund të përdoret në çdo lloj pjate duke filluar nga sallatrat, lëngje frutash supra, çajra etj. Përmban xhinxherol  e cila në nxehtësi çlirohet dhe ka gati aftësinë e kapsaicinës. Qetëson dhimbjet kronike dhe gjithashtu ul nivelet e kolesterolit.


 Sqinaq

Spinaqi i  famshëm, i tillë për vetitë e tij stimuluese për sistemin imunitar. I pasur me vitaminë C, i pasur me antioksidues, betakarroten, gjithashtu si brokoli nuk rekomandohet të gatuhet shumë.

-

Kosi

Kosi përmban kultura bakteriale pozitive për  shëndetin e zorrës.  Këto baktere stimulojnë sistemin imunitar duke luftuar shumë sëmundje, është i pasur me vitaminë D, e cila ndihmon sistemin imunitar të gjejë “armët” për luftën kundër viruseve.

Bajamet

Nëse do të flisnim për stimul të imunitetit nuk duhet të anashkalojmë rolin e rëndësishëm që ka Vitamina E. Është një kyç për stimulimin dhe nxitjen e imunitetit. Është një vitaminë e tretshme në yndyrna. Frutat e thata janë të mbushura me vitamina dhe yndyrna të shëndetshme. 46 kokrra bajame përmbajnë rreth 100 % të vitaminës E të rekomanduar.

Turmeriku, shafrani indian

Siç tanimë  e dimë, shafrani është një ndër rezat kyç të shumë salsave kerri. Por jo vetëm për shije, shafrani për shekuj me radhë është përdorur si anti-inflamator në trajtimin e osteoartriti, dhe artritit rheumatoid. Kërkimet kanë treguar se sasi të larta të përqendruara të kurkuminës e cila është përbërësi kryesor i shafranit e cila dhe i jep ngjyrën, ndihmon shumë në uljen e dëmtimeve muskulare të shkaktuara nga ushtrime fizike të rënda.


Çaji jeshil

Si çaji jeshil ashtu edhe ai i zi janë të pasura me flavonide. Çaji jeshil përmban një antioksidues të fuqishëm epigalokatekin galate, (EGCG), i cili ka veti të lartë të stimulojë metabolizmin. Procesi i fermentimit tek çaji i zi shkatërron këtë lloj antioksiduesndaj rekomandohet më shumë konsumi i çajit jeshil. Jo vetëm për këtë, por çaji jeshil është një burim i aminoacidit, L-theanine i cili ndihmon në prodhimin e përbërësve vrasës të baktereve në qelizat T.

Kivi

Kivit përmbajnë sasi shumë të larta të nutrienteve esencial duke përfshirë folate, potas, vitaminë K dhe C.


Lëngu i mishit të pulës

Ndihmon shumë në lehtësimin e pasojave të ftohjes dhe gripit pasi përmban sasi të larta të vitaminës B6. Rreth 100 gram nga lëngu i pulës përfitojmë rreth 40-50% të dozës së rekomanduar për vitaminën B6 e cila ka një rol thelbësor në shumë reaksione kimike që ndodhin në trup. Është jetësore veprimi që ka në formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Lëngu përmban xhelatinë, kondroitin, dhe të tjerë nutrient ndihmës që ndihmojnë shërimin e zorrës dhe gjithashtu nxisin imunitetin.

 Fara luledielli

Shumë të dashura farat e lulediellit nuk janë thjeshtë një [produkt për të shtyrë kohë si rëndom përdoren. Ato janë të pasura me fosfor, magnez dhe vitaminë B6. Kanë sasi shumë të larta të vitaminës E.

 

Produktet e detit

Janë shumë të pasura me zink dhe hekur. Megjithatë kujdes me sasinë e zinkut në ushqimet tuaja. Për te meshkujt e rritur nevojiten vetëm 11 miligramë (mg), dhe për femrat 8 mg. Kjo sepse sasi të larta të zinkut ndalojnë sistemin imunitar të veprojë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Sport

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Përfaqësuesja kosovare e futbollit dominoi totalisht në transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Përballja në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!