Ndjeheni të lodhur? Kujdes pasi mund të vuani nga sëmundje të rrezikshme

Premte, 07 September 2018 17:32

Ndjesia e lodhjes dhe plogështia mund të duken si simptoma më e fundit e jetës moderne dhe ato lidhen shpesh me përdorimin e pajisjeve teknologjike, rënia në gjumë afër laptopit apo zgjimi me telefonin.

Ndonëse këto janë disa nga arsyet kryesore, ndjesia e lodhjes kronike apo plogështisë mund të jenë shenjë e diçkaje edhe më të rrezikshme se thjesht qëndrimi për shumë kohë para pajisjeve elektronike. Mund të tregojë prezencën e një ose disa gjendjeve shëndetësore, disa edhe të rrezikshme.

Ja si të bëni dallimin mes “lodhjes moderne” nga lodhja që kërkon ndihmë mjekësore.

Anemia

Anemia zhvillohet kur ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjenin në çdo pjesë të trupit. Më pak oksigjen do të thotë më pak energji dhe më shumë lodhje.

Forma më e zakonshme e anemisë është ajo e shkaktuar si pasojë e mungesës së hekurit. Një analizë e thjeshtë gjaku mund të tregojë nëse vuani nga anemia.

Sindroma e lodhjes kronike

Një nga simptomat kryesore të sindromës së lodhjes kronike është padyshim lodhja, megjithatë me disa karakteristika specifike. Është lodhje që zgjat të paktën 7 muaj, që përkeqësohet me problemet fizike ose mendore, dhe që nuk përmirësohet sa do që të pushoni. Kjo sindromë është më e zakonshme te gratë në të 40-tat dhe 50-tat. Nuk dihet se çfarë e shkakton këtë sindromë, prandaj diagnostikohet shpesh duke përjashtuar gjendjet e tjera.

Problemet me tiroiden

Si një tiroide shumë aktive ashtu edhe një pasive mund të shkaktojnë lodhje. Por, shkaktari më i zakonshëm është një gjëndër pasive, kur nuk prodhohen mjaftueshëm hormone. Hipotiroidizmi shkakton gjithashtu shtim në peshë dhe dhimbje të muskujve.

Depresioni

Stresi i jetës së përditshme mund t’ju shkaktojë lodhje. Por, depresioni dhe ankthi e përkeqësojnë edhe më shumë atë. Lodhja për shkak të depresioi është më shumë se thjesht mungesa e energjive gjatë ditës; është gjithashtu apati, probleme me fokusimin dhe mbajtjen mend, ndjesia e të qenët i pamotivuar etj.

Modifikuar më Premte, 07 September 2018 17:32

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zgjedhjet brenda PD, Gjata: Ju tregoj pse ishin të ndershme dhe me standart

Politikë

Zgjedhjet brenda PD, Gjata: Ju tregoj pse ishin të ndershme dhe me standart

Njëri prej personazheve më të rinj në arenën politike të demokratëve është edhe Çlirim Gjata, i zgjedhur si Sekretar për Çështjet Ligjore në PD. I ftuar në “Open” të Eni...

Bebe Rexha "shpërthen" ndaj stilistëve të famshëm, zbuloni arsyen

Show-biz

Bebe Rexha "shpërthen" ndaj stilistëve të famshëm, zbuloni arsyen

Ylli i popit, Bebe Rexha ka reaguar publikisht për disa stilistë që refuzuan ti japin veshje për eventin "Grammys" pasi trupi i saj është i madh dhe nuk kanë masa...

Tatimet: Ndryshimet që prekin tatimin mbi të ardhurat

Aktualitet

Tatimet: Ndryshimet që prekin tatimin mbi të ardhurat

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të informimit për Paketën Fiskale 2019, njofton të gjithë tatimpaguesit për ndryshimet kryesore në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!