Ja si ta kuptoni se mishi që po konsumoni është i shëndetshëm

E Enjte, 06 September 2018 22:06

Sipas mjekut gastroenterolog, mishi i kuq pa dhjamë është një burim i mirë për proteina dhe energji, ndonëse ka përfitime në shmangien e sëmundjeve të zemrës. E rëndësishme është të sigurohemi për cilësinë e mishit para se ta konsumojmë. Ja disa mënyra se si mund ta njohim nëse është i freskët apo jo.

Mishi i grirë

Alternativa më e sigurt është të jemi prezent kur kasapi bën grirjen e mishit. Çdo gjë tjetër është e pasigurt, aq më tepër pasi mishi i grirë nuk mund të qëndrojë gjatë dhe duhet të konsumohet për një ditë ose maksimumi dy ditë.

Bifteku

Pjesa më e mirë e mishit të viçit apo lopës duhet të jetë në ngjyrë më të çelët. Në qoftë se është me ngjyrë gri dhe ka ujë, ka shumë gjasa që ka qenë i ngrirë.

Mëlçia e viçit

Mëlçia shitet dhe konsumohet e freskët prandaj nuk rekomandohet ngrirja. Nëse është e freskët atëherë është e fortë dhe e përgjakur, e nëse jo, me erën e pakëndshme gjithçka do t’a keni të qartë.

Shpatull viçi

Nëse është e freskët, do t’ju bjerë në sy menjëherë ngjyra e kuqe, ngjyra e bukur e misht të shëndetshëm dhe cilësia e tij. Nëse  vëreni shenja të ngjyrës gri ose të zezë, është e mundur që  nuk është shumë e freskët.

Mishi i shpendëve

Mishi i pulës duhet të jetë me aromë normale dhe nuk duhet të jetë i errët rreth kockave dhe pjesës së butë, sepse kjo do të thotë se është i ndenjur. Sa i përket mishit të pulës, krahët dhe ngjyra e gjoksit janë me ngjyrë të butë rozë, dhe kofshët janë pak më të errëta, që është krejt normale dhe nuk do të thotë që mishi nuk është i freskët.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

100- vjetori/Ismail Qemali në letërsi dhe artet shqiptare

Kulturë

100- vjetori/Ismail Qemali në letërsi dhe artet shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit te vdekjes se Ismail Qemalit, po botojme nje sere veprash artistike ku trajtohet figura madheshtore e plakut te Vlores qe shpalli Pavaresine dhe ngriti Falmutrin me...

“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi”!

Kulturë

“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi”!

Megjithëse George Orwell ka shkruar vetëm gjashtë romane, vepra e tij i ka dhënë një vend të merituar në majë të listave të shkrimtarëve më të mirë. Ndikimi i tij...

Rrugëtimi 100 vjeçar pas vdekjes, i Ismail Qemalit

Kulturë

Rrugëtimi 100 vjeçar pas vdekjes, i Ismail Qemalit

Në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Muzeu Historik Kombëtar do të organizojë një tryezë shkencore dhe do të hapë ekspozitën me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!