Flasin ekspertët: Gjëja më e keqe që nuk duhet ngrënë kurrë në mëngjes

E Enjte, 06 September 2018 21:24

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe ndoshta jeni të kënaqur që bëni pjesë tek njerëzit që nuk i rezistojnë dot tundimit për të ngrënë një vakt të mirë në mëngjes. Por ka një produkt që me siguri ia shtoni tërshërës, smoothie-t apo përzierjes së drithërave që konsumoni çdo mëngjes. Është diçka që nuk i bën mirë trupit, veçanërisht në qoftë se qëllimi është për të marrë kalori të mjaftueshme dhe për të ruajtur nivelin optimal të energjisë gjatë gjithë ditës.

"Është banania e famshme, që konsiderohet ushqimi më i keq në mëngjes",- thotë trajneri personal, Nikki Storm. "Njerëzit që hanë banane në mëngjes e konsiderojnë atë si 'standardin e artë' të dietës, veçanërisht të gjithë ata që hanë mëngjes duke fluturuar nga nxitimi. Por fakti është se bananet kanë një indeks glycemic shumë të lartë dhe janë të pasura me kalium. Ata i ndryshojnë shumë shpejt vlerat e insulinës, duke shkaktuar ndryshim të nivelit të energjisë dhe luhatje humori. Nivelet e larta të sheqerit nuk metabolizohen shpejt, ndaj edhe, në thelb, sasia e bananes ruhet si yndyrë në trup. Bananet për mëngjes nuk janë një ide e mirë."

482014081

Por ka edhe një problem tjetër nëse e nisni ditën me banane, thotë Storm. Për shkak se përmbajtja e lartë e sheqerit prish nivelin e insulinës, ju duhet ta mbani nën kontroll gjendjen e sheqerit gjatë gjithë ditës për të mos prishur ekuilibrin.

“Koha më e mirë për të ngrënë banane është 45 minuta pas ushtrimeve fizike mjaft intensive, sepse muskujt duhet të plotësohen me yndyrën që kanë djegur", - thotë Storm.

Sigurisht, ju do të pyesni çfarë këshillon apo çfarë ha në mëngjes një trajner personal: “Unë ndjek Fast Metabolism Diet. Ditët e mia variojnë nga tërshëra me boronica, te proshuta turke me qepë, bukë me vezë, avokado, domate dhe qepë të kuqe. Me fjalë të tjera, nuk është nevoja ta privoni veten nga ushqime të shijshme në mëngjes dhe të ndiheni mirë gjatë gjithë ditës”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...