Ora molekulare rishkruan kronologjinë e jetës

Premte, 24 August 2018 13:10

Rishkruhet kronologjia e jetës mbi Tokë dhe kjo është bërë nëpërmjet një ore të re molekulare, e bazuar mbi analizat e kombinuara të fosileve të së kaluarës dhe të ADN-së së organizmave aktualisht të gjallë, sipas një studimi të Universitetit të Bristol të publikuar në revistën shkencore “Nature Ecology and Evolution”.

Në kuadër të këtij studimi është riparë edhe mosha e Lukës, pasardhësi i fundit i përbashkët i të gjitha qenieve të gjalla, që me sa duket është më antik nga sa parashikohej. Biologu italian, Davide Pisani, një prej autorëve të këtij studimi, shpjegon se “duke përdorur këtë qasje kemi arritur të tregojmë se Luka, paraardhësi i fundit universal i përbashkët i të gjitha formave të jetës qelizore, ka ekzistuar shumë më herët në historinë e Tokës, rreth 4,5 miliardë vite më parë, jo shumë kohë pas impaktit me planetin Theia, që sterilizoi Tokën duke krijuar edhe Hënën”. “Rezultatet tona tregojnë sa nga Luka, rreth një miliard vite më pas, u shfaqën dy linja evolucioni, eubakteret dhe arkeobakteret.

Kjo konfirmon fuqinë e informacionit në gjenome, sepse do të ishte e pamundur të bëhej dallimi mes eubaktereve dhe arkeobaktereve më antike vetëm duke u bazuar mbi informacionet që vijnë nga fosilet”, vazhdon studiuesi. Ky studim konfirmon për më tepër se qeniet e gjalla me një bërthamë qelizore të mirë përcaktuar, të ashtuquajturat eukariotet (nga rrjedhin njerëzit, kafshët, bimët dhe kërpudhat), nuk janë shfaqur si një linjë evolicioni primare. “Është një fakt që të bën të reflektosh që i përkasim një linje që është shfaqur miliarda vite pas shfaqjes së jetës”, përfundon Pisani.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!