Fëmija është gati 3 vjeç dhe nuk flet mirë? Prindër ja çfarë duhet urgjentisht të dini

E mërkurë, 11 July 2018 18:25

Pas moshës 2 vjeç e gjysmë, kur fëmija ka filluar të flasë më rrjedhshëm, papritur shfaqet mbajtja e gojës. Prindër mos u shqetësoni, kjo dukuri është diçka normale. Ju duhet të kini kujdes dhe ruani qetësinë. Vërtet fëmija ka folur mirë deri në këtë moment, por ka folur duke imituar të rriturin.

Ai nuk i di të gjitha fjalët që përdor, ato i thotë përmendësh, ashtu siç i dëgjon nga i rrituri, shumë pak fjalëve u di kuptimin. Gjithashtu fëmija kur fillon ti artikulojë fjalët, natyrisht që ka edhe një lloj dyshimi a po i thotë mirë ato. Edhe pse flet fëmija, përjeton ndrojtjen dhe pasigurinë e fillestarit. Fjala duke qenë një “produkt” psikoemocional kërkon përfshirjen e shumë mekanizmave ku e ditura është vetëm një nga elementët që e realizojnë këtë proces.

Duhet energji, duhet kurajo për të artikuluar fjalën e duhur . Edhe ju të rritur kur jeni para eprorëve apo doni të mbroni një tezë tuajën që të tjerët ju dëgjojnë me dyshim apo duke kërkuar të gjejnë se ku do të ngecni, ju u mbahet goja apo bëheni konfuzë. Kjo gjë i ndodh edhe fëmijës tuaj kur ju shqetësoheni, prandaj prindër, ruani qetësinë Qetësia juaj në këtë fazë është mbështetja dhe ndihma më e mirë që mund ti ofroni fëmijës. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!