Çfarë e shkakton autizmin? Një studim i ri gjen një “fajtor” tjetër

Hënë, 11 June 2018 18:01

Ka një lidhje mes autizmit dhe alergjive ushqimore. Një studim i kryer me 200 000 fëmijë zbuloi se ata që kishin probleme të spektrit autik, ishin 2.5 herë më shumë të predispozuar për alergji ushqimore.

Studimi i ri i Universitetit të Iowa-s u shtohet disa provave të tjera që sugjerojnë se keqfunksionimi i sistemit imunitar rrit rrezikun e autizmit.

Bazuar në gjetjet e studimit, drejtuesi i tij, dr. Wei Bao, epidemiologjist në Universitetin e Iowas, thotë: “Ka mundësi që çrregullimet e imunitetit mund të jenë procese që nisin që në fazën e parë të jetës, duke bërë që të ndikohet truri në pjesën që është përgjegjëse për zhvillimin dhe ndërveprimin social, çka çon më pas në shfaqjen e çrregullimeve të spektrit autik”.

Në funksion të këtij studimi u analizuan të dhënat shëndetësore të mbledhura nga Censusi Kombëtar për Shëndetin, një vëzhgim i përvitshëm që Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve kryen në SHBA. Në periudhën 1997-2016, studiuesit mblodhën të dhëna për fëmijët e moshës 3-17 vjeç.

Ata vunë re se 11.5% e fëmijëve të diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik (ASD) kishin alergji të ndryshme ushqimore, një problem që e kishin vetëm 4.25% e fëmijëve që nuk ishin prekur nga autizmi.

Gjetjet e këtij studimi janë thjesht rezultate të një vëzhgimi. Autori i tij thotë se studime të mëtejshme mund të përcaktojnë saktësisht nëse intoleranca ushqimore e shkakton autizmin.

Megjithatë, studime të tjera të mëparshme kanë sugjeruar një lidhje të mundshme mes baktereve në zorrë dhe prodhimit të shtuar të antitrupave apo reagimit të tepruar të sistemit imunitar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arratisje nga Erdogan: Jeta në hije e të përndjekurve gylenistë në Tiranë

Aktualitet

Arratisje nga Erdogan: Jeta në hije e të përndjekurve gylenistë në Tiranë

Një mëngjes në fund të gushtit 2016, ende pa gdhirë, Esin dhe Hüseyin Sakınmaz mbushën makinën me ushqime të gatshme në shtëpinë e tyre në Stamboll dhe u nisën drejt...

Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurimit

Bota Shqiptare

Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia ka kërkuar mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shkak të vendimit të parlamentit të Kosovës për themelimin...

SHBA rezolutë kundër princit Saudit

Globi

SHBA rezolutë kundër princit Saudit

Senati i Shteteve të Bashkuara votoi një rezolutë për të ndaluar ndihmën ushtarake ndaj Arabisë Saudite për luftën në Jemen, si dhe bëri përgjegjës Princin saudit të kurorës, Muhamed Bin...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!