Gjithçka duhet të dini mbi sëmundjen e Alzheimer-it

Diel, 10 June 2018 19:31

Sëmundja e Alzheimer-it nuk është quajtur më kot si “Murtajë e shekullit të XXI-të”. Ajo diagnostikohet me vështirësi në stadet e para të zhvillimit të vet, ndërsa me kalimin e kohës i mohon njeriut mundësinë, aftësinë për tu kujdesur për vetveten. Duke shkatërruar qelizat e trurit sëmundja shumëzon me “zero” nivelin intelektual, kurse me kalimin e kohës çon në dobësi të theksuar mentale.

Shkaqe për këtë ka shumë e shumë. Kjo është e lidhur me mutacionin e gjeneve. Dëmtohet çifti i 21-të i kromozomeve. Në të, duke u shprehur me gjuhë jo mjekësore, ndodh dëmtimi, disfunksionimi i gjenit. Qarkullon një informacion i tillë mjaft interesant: Mendohet se njerëzit me arsim të lartë preken më vonë nga kjo sëmundje.

Kujtimet e kohëve të fundit janë të parat që preken, por ndërkohë që sëmundja zhvillohet, edhe kujtesa afatgjatë dëmtohet. Sëmundja gjithashtu prek edhe shumë funksione të tjera të trurit dhe si pasojë shumë aspekte të sjelljes preken.

Shkaqet:

Një sërë shkaqesh dyshuese janë duke u investiguar, duke përfshirë faktorët e mjedisit, çrregullimet biokimike dhe proceset imune. Shkaku mund të ndryshojë nga një person tek tjetri dhe mund të jetë si rezultat i një apo shumë faktorëve.

Simptomat:

Harrimi i njerëzve më të dashur ose vendeve më të frekuentuara;
Paaftësia për bërjen e pyetjeve;
Përkeqësimi i aftësive sociale; dhe
Papërshkrueshmëria emocionale;Humbja e dukshme e interesit për aktivitetet që më parë ishin të pëlqyeshme;
Shpenzimi i madh i kohës për kryerjen e veprimeve të përditshme;
Paqartësitë në bisedat e përditshme;

Çdo njeri mund ta zhvillojë sëmundjen Alzheimer, por është më e zakonshme pas moshës 65 vjeçare. Mundësia e zhvillimit të demencës rritet me moshën. Për femrat e moshës 65–69 vjeçare demenca prek 1 në 80, krahasuar kjo me meshkujt në 1 në 6. Për meshkujt dhe për femrat e moshës 85 vjeçare e më sipër, norma është afërsisht një person në 4.

Zakonisht truri është komplet i izoluar nga substancat që kalojnë në gjak. Çdo enë gjaku që shkon në tru vishet me degëzimet e qelizave gliale të cilat lejojnë kalimin e substancave të caktuara, dhe nuk lenë të kalojnë pjesa më e madhe e substancave dhe agjenteve patogjene. Kjo hipotezë hedh idenë e një kolapsi të barrierës e cila fillon të mos punoje si më parë, duke lënë të kalojnë agjentë patogjene toksike që vdesin neuronet. Deri me sot nuk ekziston një diagnoze e sigurt. Pothuajse të gjithë doktorët në vendet perëndimore nuk diagnostikojnë asnjë pacient që vuan nga humbja e kujtesës. E vetmja siguri se sëmundja është pikërisht ajo, merret pas vdekjes, me një autopsi të trurit.

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 12:47

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Plas bomba te Skënderbeu, skuadra bojkoton stërvitjen

Aktualitet

Plas bomba te Skënderbeu, skuadra bojkoton stërvitjen

 Plas te Skënderbeu. Lojtarët e kampionëve në fuqi nuk kanë pranuar të dalin në stërvitjen e sotme për shkak të rrogave të prapambetura. Futbollistët ia kanë bërë të qartë stafit teknik...

‘Bomba’/ Çollaku: Agjencitë e huaja kanë dokumentuar lidhjet e Ramës me krimin

Politikë

‘Bomba’/ Çollaku: Agjencitë e huaja kanë dokumentuar lidhjet e Ramës me krimin

Kreshnik Çollaku, ish-zv/ambasador i Shqipërisë në SHBA dhe drejtues në PD, ka deklaruar se shteti ka rënë dhe qeveria e Edi Ramës është duke vepruar si një organizatë mafioze. Në një...

I kishte shpëtuar policisë, detaje të reja për njërin nga personazhet e masakrës në ish bllok

Aktualitet

I kishte shpëtuar policisë, detaje të reja për njërin nga personazhet e masakrës në ish bllok

Një nga dy të plagosurit në mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e ish-bllokut, Eljon Hato, ka një tjetër proces penal në Gjykatën e Tiranës.Paraditen e së...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!