Mos e rripni kurrë lëkurën e dëmtuar nga plazhi!

Diel, 10 June 2018 17:26

Mund të keni përdorur krem kundër diellit çdo ditë të vitit, mund të keni blerë produktin me faktorin mbrojtës më të lartë, e sërish ditën e parë të plazhit do të skuqeni! Qëndrimi i tejzgjatur në diell, të harruarit për të riaplikuar kremin mund të rezultojë në djegie të lehtë të lëkurës, por deri në atë gradë sa t’ju rripet lëkura. Ndërkohë që mund të ndjeni dëshirën për të tërhequr lëkurën e vdekur, duhet të mësoni se dermatologët e ndalojnë rreptësisht këtë veprim. Çdo metodë për të përshpejtuar shërimin e lëkurës, mund të shoqërohet me efekte anësore, të cilat e zgjasin edhe më shumë këtë proces. 
"Heqja e lëkurës së djegur mund të rrisë rrezikun për shenja, sepse lëkura nuk digjet gjithmonë me të njëjtin ritëm “, shpjegon Dr Debra Ëattenberg, dermatologe me bazë në Neë York City. “E mira është që lëkura e vdekur të bjerë vete."
Ky proces mund të zgjasë dy deri në katër ditë pasi skuqja të jetë reduktuar, por nëse ju do të tentoni të pastroni trupin nga qelizat e vdekura, do e lini lëkurë me shenja dhe procesi i shërimit do të kërkojë shumë më shumë kohë, sikur ju mos ta prekni fare lëkurën me dorë. 
Rrezet e diellit mund të djegin lëkurën e re, t’ju formohen flluska e sërish të rripeni, dhe sigurisht ju nuk e doni këtë gjë ! 
Për ta parandaluar djegien e mëtejshme ju duhet të aplikoni një krem hidrokortisone dhe hidratues për të ulur inflamacionin . Ju mund të aplikoni dhe përbërës natyrale si aloe vera apo kos për të përshpejtuar shërimin.

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 17:38

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Prokurori i Shkodrës del para Vettingut, zbulohet skeda e pasurisë

Aktualitet

Prokurori i Shkodrës del para Vettingut, zbulohet skeda e pasurisë

Vatë Staka është prokurori i dytë i Prokurorisë së Shkodrës që do të përballet me vetingun, pas Besa Nikëhasanit që dështoi të konfirmohej në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit...

Lajmi i fundit/ Shkon në 5mln euro shuma brenda makinës ‘Toyota Yaris’, vazhdon numërimi

Aktualitet

Lajmi i fundit/ Shkon në 5mln euro shuma brenda makinës ‘Toyota Yaris’, vazhdon numërimi

Janë bllokuar në portin e Durrësit një sasi e madhe eurosh, në një makinë që transportohej për në Shqipëri. Sipas raportimeve bëhet fjalë për një shumë prej më shumë se 1.5 milionë...

Senegali sërish në epërsi

Sport

Senegali sërish në epërsi

Senegali ka kaluar sërish në epërsi kundër Japonisë. Për 2-1 realizoi Moussa Wague në minutën e 71-të.