Rreziku dhe lidhjet e kolesterolit të lartë me sëmundjet e tjera

Diel, 10 June 2018 11:13

Dr. Anila Rexha, mjeke kardiologe

Kolesteroli i lartë, rreziku dhe lidhjet me sëmundjet e tjera

Ku qëndron rreziku i kolesterolit të lartë?

Një pacient mund të jetë me kolesterol mjaft të lartë në gjak dhe të prezantohet pa simptoma sepse duhen vite, ndoshta dekada që prezenca e kolesterolit të lartë në gjak të shkaktojë sëmundje të artereve. Të shkaktojë arterosklerozë, insultw cerebrale apo sëmundje të ansive. Kjo do të thotë që nëse ne duam ta mbrojmë një individ duhet të masim vazhdimisht me analiza vlerën e kolesterolit  sepse përgjithësisht ai prezantohet pa simptoma.

Duke qenë që për aterosklerozën thuhet që e ka fillesën që në fëmijërinë e hershme, e mira është që nivelet e kolesterolit në gjak të maten pse jo që në fëmijëri dhe individët që kanë predispozitë gjenetike (situatë të trashëguara për sëmundje të artereve koronare) individët e asaj familje të vlerësohen që herët.

Gjithashtu në fëmijët obez. Ne sot po shohim që obeziteti po zbret, pra është prezent edhe tek fëmijët  dhe është absolutisht e nevojshme që të matet kolesteroli  në mënyrë që ne te jemi  korrekt me gjykimin apo ndjekjen në vijimësi.

Nëse një individ pavarësisht moshës së re, prezantohet me kolesterol të rritur apo me prezencë  jo normale të sasisë së kolesterolit në gjak, të mirë apo të keq, pa diskutim që ndjekja e këtyre individwve pavarësisht moshës bëhet një herë në dy ose tre vjet varësisht nga vlerat. Pra e mira është që ne të kemi informacion për nivelin e lipideve në gjak, konkretisht të kolesterolit që në moshë të re.

Ndërlidhja e kolesterolit me sëmundje të tjera?

Kolesteroli i rritur në gjak ndikon në sëmundjet e arterieve. Nuk është një vlerë fillestare e kolesterolit shumë e rrezikshme, por mbetja me vite e niveleve të larta të kolesterolit në gjak, bëhet/ është arsye për të dhënë ngushtim të enëve të gjakut deri në mbylljen e tyre.

Rritja e kolesterolit në gjak është parë si një ndër faktorët esencial që kontribuon në zhvillimin e sëmundjes së arterosklerozës, që do të thotë kontribuon në ngushtimin e arteries së zemrës, trurit apo organeve të tjera.

Po në lidhje me diabetin?

Përveç se arsye për të rritur kolesterolin në gjak, dieta  e pa shëndetshme dhe faktorët gjenetik, ka dhe sëmundje që kontribuojnë , pra  diabeti në vetvete, konsumi i alkoolit, sëmundjet renale, janë këto arsye që çekulibrojnë  apo  favorizojnë rritjen e kolesterolit në gjak. /Shëndeti/

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 11:20

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Makina përplas këmbësorin, 50-vjeçari rëndë në spital

Aktualitet

Makina përplas këmbësorin, 50-vjeçari rëndë në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi tek ‘Rruga e Dibrës’ rreth orës 19:18. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E.H., ka...

Arrestohet "shefi" shqiptar i trafikut të emigrantëve në Britani

Aktualitet

Arrestohet "shefi" shqiptar i trafikut të emigrantëve në Britani

Një kontrabandist i dyshuar që dërgonte shqiptarë në Britani, është arrestuar nga policia vendase sot pas një operacioni të beftë në shtëpinë e tij. Babai i dy fëmijëve, Alket Dauti, 31...

Video/ Ku shkojnë prodhimet bujqësore

Aktualitet

Video/ Ku shkojnë prodhimet bujqësore

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar shkatërrimin e prodhimeve bujqësore në Kosmac, Vau Dejës.   “Shkaterrimi i prodhimeve bujqesore nga kontrabanda qeveritare!”, shkruan ai bashkëngjitur videos të dërguar nga fermeri dixhital. Statusi i plotë: Sali...