Paloka: Rama duhet të futet në burg, ja ku i mori përgjimet

E Enjte, 17 May 2018 18:36

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti i kësaj force politike, Edi Paloka, ka thënë sot se Rama duhet të shkojë në burg, pasi ka marrë në mënyrë të paligjshme përgjimet që nxorën në dritë skandali Xhafaj.

Paloka ka thënë në intervistë për syri.net se deklaratat e bëra nga Rama një ditë më parë ishin skandaloze. Sipas tij asnjë kryeministër në botë nuk mund të bëjë hetime private dhe së dyti, kryeministri e ka marrë në mënyrë të paligjshme përgjimin ku implikohet vëllai i Fatmir Xhafajt.

 “Ne kemi prej disa ditësh që denoncojmë në kronologji familjen Xhafa. Kjo është një histori që dihet, dhe është denoncuar fakti se vëllai i Xhafajt është i dënuar me 7 vite e dy muaj për trafik droge.

Sot ne kemi vënë Ministër të Brendshëm, një njeri që ka vëllain e dënuar për trafik droge.

Sakandali i parë dhe më i vogli është që kryeministri e thotë me qetësinë e madhe, që ky është fakt që dihet. Pra ti vure ministër një njeri të cilit i vëllai ka qenë i dënuar. Por dikur Rama e ka mohuar, ndërsa dje tha që ne e dinim.

Fakti më i rëndë është se dje Rama mohoi që të ketë lidhje vëllai i Fatmir Xhafës me regjistrimin e kryer. Deklaroi dhe një skandal tjetër, që unë e kam verifikuar privatisht që përgjimi nuk është autentik. Si mund të bëjë verifikime privat kryeministri.

Këtu fillon skandali, ai thotë unë e kam verifikuar privatisht. Kjo është shkelje ligji dhe Rama duhet të shkojë në burg, ai dhe prokurorja. Pra ku e mori ai përgjimin.

Ata që e kanë sjellë tek PD po të kishin besim tek qeveria e kishin çuar tek qeveria përgjimin dhe jo tek ne.

Tek PS ka luftë të brendshme, mes Tahirit dhe Xhafës, ka filluar që tek lojërat e fatit, dihen përplasjet e grupit Tahiri me vëllain e Xhafës. Por këto përplasje nuk kanë lidhje me PD-në’, u shpreh  Paloka.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dy shenjat që tregojnë se lidhja ka potencial afatgjatë

Lifestyle

Dy shenjat që tregojnë se lidhja ka potencial afatgjatë

Nëse lidhja juaj e re i prekë të këto shenja nga pak, atëherë është e arsyeshme të mendoni se mund të keni një lidhje të shëndetshme dhe të gjatë. Sidoqoftë, nëse...

Sekretet e njerëzve që kanë memorie të fortë

Lifestyle

Sekretet e njerëzve që kanë memorie të fortë

Memorizimi është një fakt që me kalimin e viteve mund dhe të dobësohet, ndaj gjithmonë është e rëndësishme që të bëni kujdes sidomos me ushqimet për të qenë gjithmonë në...

Foto/ Griezman tallet rëndë me Ramos-in, mbrojtësi i Realit ‘kurorëzon’ mbret francezin

Sport

Foto/ Griezman tallet rëndë me Ramos-in, mbrojtësi i Realit ‘kurorëzon’ mbret francezin

Mbrëmë u luajt ndeshja për Superkupën e Europës të këtij viti, ku Atletico Madrid mposhti mbrëmë Real Madrid me shifrat 4-2. Siç e ka Griezman që gjithmonë mendon t’ia bëjë akoma...