“Tre pikat që e nxjerrin edhe më zbuluar se dje kryeministrin”

E Enjte, 17 May 2018 17:38

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas publikimit të lajmit se policia ka ndalur të ashtuquajturin ‘bashkëpunëtorin x’. Sipas Manjanit, ndalimi i tij tregon se policia pranon se ai takimin ka ndodhur, dhe së dyti, ‘bashkëpunëtorin x’ e kanë zbuluar ose nga video ose nga bashkëbiseduesi.

Postimi i plotë i Manjanit

Tjetër fakt interesant.

Policia paska gjetur dhe ndaluar personin që ishte “bashkëpunëtori X”, në realizimin e audio-videos.

Shumë mirë!

Kjo do të thotë se:

Policia pranon se ai takim ka ndodhur. Pra audio dhe video shprehin një fakt që ka ndodhur.

“Bashkepunëtorin X” ata e kanë zbuluar ose nga video ( që do të thotë se qenka autentike); ose nga bashkëbiseduesi (që do të thotë se takimi ka ndodhur). Ndryshe skishte se si ta merrte vesh emrin e bashkepunëtorit…

Pra policia pranon se ky takim ka ndodhur, është real dhe se audio-video shpreh një ngjarje të vërtetë! Kjo e nxjerr edhe më zbuluar sesa dje Kryeministrin!

Autogol spektakolar! Faqja e zezë veçse nxihet më shumë!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Detaje të reja mbi arrestimi e “monstrës” së Vlorës

Aktualitet

Detaje të reja mbi arrestimi e “monstrës” së Vlorës

Autori i masakrës së Vlorës, Ritvan Zykaj tentoi të vetëdorëzohej në polici pasi vrau 8 kushërinjtë e tij, por më pas u tërhoq. Burime nga grupi hetimor thonë për tvklan.al se...

E zë poshtë bombola e gazit, vdes 3-vjeçari në Korçë

Aktualitet

E zë poshtë bombola e gazit, vdes 3-vjeçari në Korçë

Paraditen e sotme në fshatin Mborje të Korçës një 3-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke luajtur me bombul gazi te madhe.  Policia njofton se rreth orës 11:25, në fshatin...

Sensacionale/ Verbëria mund të shërohet,  gjendet kura

Lifestyle

Sensacionale/ Verbëria mund të shërohet, gjendet kura

Për herë të parë në histori të njerëzimit, shkencëtarët kanë arritur t’ua rikthejnë shikimin minjve të verbëruar duke i shëruar qelizat në retinën e syve. Rreth tre milionë amerikanë kanë shikim...