Berisha: Kriminelët me uniformë masakruan barbarisht babain e tre fëmijëve

E Enjte, 17 May 2018 16:53

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në Facebook në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur sot qytetin e Korçës, teksa një 27-vjeçar ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Korçës, ndërsa ishte arrestuar tre ditë më parë për vjedhje me dhunë.

Berisha është shprehur se 27 vjeçari rom është torturuar në ambjentet e Komisariatit të Korçës.

“Të dashur miq, racistët e kriminelët me uniformë kane torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jetë si xhelat të riut 27-vjeçar rom, prind i tre fëmijëve, në qelitë e komisariatit te Korçës”-është shprehur ish-kryeministri.

Berisha i ka bërë thirrje komunitetit rom dhe të gjithë qytetarëve që ngrihen për të përbysur me revoltë qeverinë.

“Me këtë rast i bej thirrje komunitetit rom dhe mbarë qytetarëve shqiptarë të ngrihen për të përmbysur me revolte të fuqishme këtë regjim kriminelesh të urryer”-ka përfunduar Berisha.

Screenshot 1

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 17:28

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.