Mediat franceze/ “E dua atë vend, por s’mund të jetoj aty”, të rinjtë shqiptarë pa të ardhme

E Enjte, 17 May 2018 14:18

E ardhmja e të rinjve në Shqipëri duket e zymtë. Por edhe ata që largohen dhe kthehen sërish në Shqipëri, shohin se këtu asgjë nuk ndryshon.

Valentino është një futbollist, i cili ka ikur para 6 vitesh nga Shqipëria drejt Francës. Por pasi është kthyer në vendlindje pas disa vitesh, ai sheh që këtu nuk ka ndryshuar asgjë. “E dua atë vend, por nuk mund të jetoj atje”, shprehet Valentino për median franceze.

I ulur në një nga lokalet e Bllokut ai sheh që edhe pas 6 vitesh nuk ka ndryshuar asgjë. “Është e njëjta situatë si para largimit tim. Me të njëjtat paga (1500 lekësh)”, shton ai teksa thekson se ndaj janë me qindra mijëra shqiptarë që sakrifikojnë në kërkim të një jete të re diku jashtë.

Mes viteve 2011-2017 gati 330 000 shqiptarë u larguan nga vendi që përbëjnë rreth 12% e popullsisë.  Shumë prej tyre kanë shpresuar për azil në Bashkimin Evropian (BE). Shkalla e pranimit të shqiptarëve nuk e tejkalon vlerën prej 6% vitin e kaluar.

“Kërkesa ime u refuzua. Ashtu si ajo e nënës sime dhe motrës sime që duan të ikin nga dhuna e babait tim. Në total, kam marrë gjashtë thirrje të detyrueshme për të lënë territorin francez”, shprehet Valentino. Shqipëria është konsideruar nga qeveria shqiptare si vend i sigurtë, ndaj dhe kërkesat për azil nuk merren parasysh.

Rama zhvilloi një takim me Macron tre ditë më parë ku diskutuan për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, por edhe për presionin e Shqipërisë nga vendet e BE-së si një ndër shtetet me numrin më të lartë të azilkërkuesve. /Politiko.al/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dafina publikon këngën “Kurgjo nuk kallxojna”

Lifestyle

Dafina publikon këngën “Kurgjo nuk kallxojna”

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Kurgjo nuk kallxojna”. Për muzikën dhe realizimin është përkujdesur Cricket ndërsa tekstin e ka shkruar Gesko me vetë...

Hahn: Spanja mund ta njohë Kosovën pas marrëveshjes me Serbinë

Bota Shqiptare

Hahn: Spanja mund ta njohë Kosovën pas marrëveshjes me Serbinë

Komisionari Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn shpreson që pasi Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje, pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, përfshirë këtu edhe Spanjën...

Haradinaj: Kush mbron idenë e korrigjimit të kufijve është i paguar

Bota Shqiptare

Haradinaj: Kush mbron idenë e korrigjimit të kufijve është i paguar

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur sot sërish për çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë por dhe një sërë çështjesh të tjera të nxehta të aktualitetit. Në forumin e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!