Çfarë ndodhi në Kuvend pasi iu ndërpre fjala Bashës... dhe një diversion i Ruçit

E Enjte, 17 May 2018 11:15

Ashtu si javën e kaluar kryeopozitari Lulzim Basha kaloi në Facebook për të vijuar fjalën e tij, pasi kryeparlamentari Gramoz Ruçi e njoftoi se i kishte mbaruar koha.

Basha nuk i ndali akuzat as kur Ruçi i tha të zbriste nga foltorja për t’ja lënë fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha.

Basha insistoi që të vazhdonte fjalimin e tij, por Ruçi tha se ka të tjerë deputetë që duan të flasin.

Ai madje tha se në radhë është Sali Berisha për të folur.

Kur Basha nuk u tërhoq nga foltorja, Ruçi ndërpreu seancën 10 minuta.

Megjithatë, Basha vazhdoi fjalimin duke e transmetuar live në FB.

Basha: Gojën opozitës nuk ia mbyllni dot, as me metodat e sigurimit ju jeni shkolluar e rritur. Prandaj unë do të vazhdoj deri në fund fjalën time këtu”,- tha Basha,

Ruçi: Duhet të respektoni Kuvendin zoti Basha. Mos e uzurponi Parlamentin, Uluni poshtë

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 11:26

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.